Takimi Zelensky-Putin, në skenë del… Budapesti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpia e Bardhë po e shqyrton kryeqytetin hungarez Budapestin si një vend për të pritur një samit të mundshëm trepalësh midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump, homologut të tij rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kështu raporton Politico, teksa citon një zyrtar të administratës Trump dhe një person të afërt me administratën.

“Shërbimi Sekret i SHBA-së po përgatitet për samitin në vendin e Evropës Qendrore, me kryeqytetin hungarez që del si zgjedhja kryesore e Shtëpisë së Bardhë”, raportoi Politico.

Donald Trump propozoi dje një takim trepalësh midis presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës, me pjesëmarrjen e tij. Duket se hapat janë të mbarë për realizimin e tij, por për momentin, as koha dhe as vendi nuk janë përcaktuar.

Megjithatë, Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi të martën që takimi të mbahej në Gjenevë, një ide me të cilën u pajtua edhe ministri i jashtëm italian Antonio Tajani, pasi diskutimet fillestare kishin qenë edhe për Romën. m.p.

Të fundit

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

“Po firmoste, doli për kafe dhe… u zhduk!”

Guillermo Ochoa është protagonisti i një prej historive më të çuditshme të merkatos në futboll. Portieri meksikan ishte vetëm një hap larg firmës me...

Deputetë më 11 maj, 3 zv.ministra lirohen nga detyra

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndryshime në përbërjen e disa institucioneve. Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se janë liruar nga detyra...

Lajme të tjera

Web TV