Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të hapet ndaj figurave të reja.

Në një intervistë për “Vizion Plus”, Ilir Alimehmeti shpjegon se përtej betejës për të treguar të vërtetën për farsën zgjedhore të 11 majit, PD ka dy sfida, e para beteja në parlament dhe e dyta beteja për të bërë PD parti fituese. Sipas tij për ta bërë parti fituese duhet së pari PD të hapet e të riorganizohet.

“Ato parime me të cilat nisi rithemelimi; e para është hapja, që do të thotë të ftosh dhe të thërrasësh njerëz që mund të japin kontribut në parti, dhe e dyta meritokracia. Tani ne kemi disa procese zgjedhore që janë zhvilluar, që do të thotë njerëz që japin e performojnë duhen mbështetur të shkojnë përpara dhe disa njerëz që kanë performuar më pak se sa ishte e pranueshme, atëherë një hap më pas”, tha Alimehmeti.

Riorganizimi sipas Ilir Alimehmetit është rruga e vetme që PD të krijojë frymë e të sjellë shpresë.

“Pa një riformatim të vërtetë ne do e kemi të vështirë, nuk them e pamundur, por do ta kemi të vështirë t’i qasemi zgjedhjeve të 2027. Patjetër me qetësi, këto kërkojnë kohën e vet, kërkojnë procedurat e veta, ne po presim ende raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR, sepse është pjesë e analizës sonë dhe në bazë të analizës sonë duhet bërë diskutimi i këtij riformatimi, sa i gjerë duhet të jetë”, tha Alimehmeti./kb

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 20 gusht 2025

Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të...

INSTAT: Rritet punësimi tek të moshuarit! Shkak emigrimi dhe pensionet e ulëta

Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po lënë të rinjtë e ikur...

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje, stuhi dhe alarm në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili,...

Zbulimi që befasoi shkencëtarët, çfarë gjetën nën akullnajat e Grenlandës

Një studim i publikuar në Nature Geoscience më 30 korrik 2025 ka zbuluar një ngjarje që ndodhi në 2014, por u kuptua vetëm së...

Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

Në vitin 1000 (disa burime e vendosin në Krishtlindjen e vitit 1000, të tjera në 1 janar 1001), u kurorëzua Stefani I (István në...

Lajme të tjera

Web TV