Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, e konsiderojnë potencialin e tregut bankar të Shqipërisë si të mesëm dhe 25% si të lartë. Shumica e bankave me kapital të huaj në Shqipëri raportojnë fitimprurje më të lartë krahasuar me bankën mëmë, që është një përmirësim i ndjeshëm në krahasim me periudhën e mëparshme.

Pjesa më e madhe e grupeve ndërkombëtare bankare janë shprehur se kanë pasur fitim më të lartë ose të barabartë për operacionet në Shqipëri krahasuar me operacionet e përgjithshme të grupit. Ky është një përmirësim i rëndësishëm në krahasim me raundin e mëparshëm të anketës.

Për sa i përket kërkesës për kredi nga qytetarët shqiptarë, ajo ka pasur një rritje të fortë në gjysmën e parë të këtij viti, duke tejkaluar edhe mesataren rajonale. Megjithatë, kjo kërkesë pritet që të jetë më pak “agresive” në gjysmën e dytë të 2025. Nga ana tjetër, kushtet e ofertës për kredi, të cilat tregojnë gatishmërinë e bankave për t’u dhënë kredi klientëve të tyre, nuk kanë ndryshuar dhe pritet të mbeten të tilla, në përputhje me prirjen rajonale.

Të gjitha segmentet e kredise kanë regjistruar një përmirësim, përveç kredive në valutë të huaj, të cilat mbetën të pandryshuara.

Për sa i përket huave me probleme, Banka Evropiane e Investimeve shprehet se cilësia e kredisë është përmirësuar gjatë gjashtë muajve të fundit dhe parashikohet të mbetet e pandryshuar në vijim. Shumica e faktorëve ndërkombëtarë po kontribuojnë negativisht në ofertën e kredisë, ndërsa midis faktorëve vendas, shifrat e kredive me probleme dhe perspektiva e bankave po kontribuojnë pozitivisht.

Lexo edhe :  Rekord vizitorësh në Butrint! Mbi 44 mijë vizitorë vetëm gjatë korrikut

Në Shqipëri, qasja në financim ka mbetur pozitive dhe pritet të vazhdojë të përmirësohet në gjashtëmujorin e ardhshëm./kb

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV