Dy vite në qeli për burrat që mungojnë në faljen e xhumasë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shteti Terengganu në Malajzi ka miratuar një ligj të ri që parashikon ndëshkime të ashpra për burrat myslimanë që mungojnë në faljen e së premtes (xhumasë) pa arsye të justifikuar.

Sipas ligjit, mungesa edhe vetëm një herë mund të dënohet me deri në dy vjet burg dhe një gjobë deri në 700 dollarë amerikanë. Më parë, ndëshkimi zbatohej vetëm pas tri mungesash radhazi, me dënime më të lehta.

Ligji është miratuar nga Partia Islamike Pan-Malajziane, që qeveris Terengganu-n, dhe hyn në fuqi menjëherë. Një zyrtar lokal e cilësoi faljen e xhumasë si një detyrim fetar që forcon lidhjen e besimtarëve me Zotin.

Vendimi ka ngjallur kritika të forta nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat e quajnë këtë masë një shkelje të lirisë së besimit. m.p.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV