Salvini: Macron të shkojë vetë si ushtar, nuk i dërgojmë bijtë tanë në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina vazhdon të kërkojë siguri nga aleatët, si Amerika dhe Europa, për t’i bërë ballë betejave gjakderdhëse me Rusinë.

Megjithëse presidenti amerikan Donald Trump e ka përjashtuar mundësinë që të dërgojë trupa tokësore për të luftuar krah Kievit, ky skenar po studiohet ende nga Koalicioni i të Vullnetshëmve, një grupim prej 31 shtetesh nga Europa e më gjerë, që qëndrojnë kundër agresionit rus.

Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini, njëherësh ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, deklaroi të mërkurën se ai është kundër dërgimit të trupave italiane në Ukrainë.

Deklarata e tij lidhej me një qëndrim të shprehur një ditë më parë nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili është një liderët e Koalicionit të të Vullnetshëmve, se Franca mund ta mbështesë ushtarakisht Ukrainën.

“Absolutisht jo. Po të dojë, të shkojë Macron. Por të shkojë vetëm ai, mendoj, sepse asnjë francez nuk do ta ndiqte dhe as ndonjë ushtar italian.

Ky është qëndrimi im si zëvendëskryeministër, si ministër dhe si sekretar i Legës. Bijtë tanë nuk do të shkojnë të luftojnë në Ukrainë. Kjo është pak, por e sigurt,” tha Salvini.

Zv.kryeministri vlerësoi përpjekjet e presidentit Trump për të ulur palët në tryezë.

“Mendoj se Trump, me mënyrat e tij, që mund të duken të improvizuara ose joformale, po ia del aty ku të tjerët kanë dështuar: të ulë në tavolinë Vladimir Putinin me Volodymyr Zelensky-n. Është diçka që nuk ndodhte prej vitesh. Pastaj u takon atyre të zgjedhin pikat ku bashkohen.

Sigurisht ushtritë europiane, riarmatimet europiane, borxhet e përbashkëta europiane për të blerë raketa apo ‘makronimet’ lojë fjalësh me mbiemrin Macron duhen tejkaluar. Nuk e di vërtet a do të ndodhë takimi në Budapest, në shtëpinë e Orbanit të lig, e Orbanit sovranist, e aleatit të Salvinit dhe Le Pen,” deklaroi Salvini. m.p.

Të fundit

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra aktive gjatë orëve të fundit, 2 ende aktive

13 vatra zjarri janë evidentuar gjatë orëve të fundit nga të cilat 9 vatra janë shuar, 2 janë aktive...

Policia greke: I gjetëm tre fëmijët mbi trupin e pajetë të nënës

Komuniteti lokal i Volosit në Greqi është i tronditur nga vrasja brutale e nënës shqiptare Mariola Nakoleci, 36 vjeçe, nga bashkëshorti i saj 40...

80 mln euro në arkë, si do i shpenzojë Interi në merkato?

Kur duhen edhe gati 10 ditë nga mbyllja e merkatos për ketë verë, Interi duhet të bëjë me patjetër dy perforcime shumë të nevojshme...

“Bloomberg”: Ja vendet pro dhe kundër dërgimit të trupave në Ukrainë

Vendet evropiane po nxitojnë për finalizimin e garancive për sigurinë e Ukrainës, përpara një takimi të mundshëm mes presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin,...

Po shkonte të merrte nusen, qëllohet për vdekje dhëndri

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tunizi gjatë një ceremonie martese. Mediat e huaja bëjnë të ditur se mbrëmjen e 21 gushtit në Ben...

Lajme të tjera

Web TV