Andrej, vëllai i presidentit të Serbisë, Vuçiq, doli në protestë kundër studentëve protestues (ashtu njihen, ndonëse ka kohë që nuk janë studentë, por një lëvizje më e gjerë popullore). Dalja e tij qe shenjë se edhe pushteti di të protestojë në rrugë, për më tepër se këtë mund ta bëjë edhe për shkak se gëzon përkrahje të gjerë të qytetarëve, përkrahje kjo që verifikohet ritualisht në zgjedhje që nga viti 2012, të cilat i fiton vëllai i tij në krye të një lëvizje politike populliste.
Duke iu afruar pikave ku ishin protestuesit kundër pushtetit kamerat shënuan klithjen e grupit të Andrej Vuçiqit drejtuar kundërshtarëve: “Ustashë, ustashë…!”
Gjatë po së njëjtës natë protestuesit kundër pushtetit formuluan klithjet e tyre drejtuar presidentit serb të cilin përkrahësit e tij e quajnë “Aco Srbine” si vulosje popullore e kredencialeve të tij kombëtare a nacionaliste. Klithja kundër Vuçiqit ishte “Aco Šiptare!”
Andrej, vëllai i presidentit të Serbisë, Vuçiq, doli në protestë kundër studentëve protestues (ashtu njihen, ndonëse ka kohë që nuk janë studentë, por një lëvizje më e gjerë popullore). Dalja e tij qe shenjë se edhe pushteti di të protestojë në rrugë, për më tepër se këtë mund ta bëjë edhe për shkak se gëzon përkrahje të gjerë të qytetarëve, përkrahje kjo që verifikohet ritualisht në zgjedhje që nga viti 2012, të cilat i fiton vëllai i tij në krye të një lëvizje politike populliste.
Duke iu afruar pikave ku ishin protestuesit kundër pushtetit kamerat shënuan klithjen e grupit të Andrej Vuçiqit drejtuar kundërshtarëve: “Ustashë, ustashë…!”
Gjatë po së njëjtës natë protestuesit kundër pushtetit formuluan klithjet e tyre drejtuar presidentit serb të cilin përkrahësit e tij e quajnë “Aco Srbine” si vulosje popullore e kredencialeve të tij kombëtare a nacionaliste. Klithja kundër Vuçiqit ishte “Aco Šiptare!”. (Shkruar te Koha) m.p.