Një 30 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një lokal në Divjakë, pasi është qëlluar disa herë me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kryekuq, ku një person ka hyrë në lokal dhe ka shkuar në drejtim të tavolinës së 30 vjeçarit Qemal Kumria, duke e sulmuar atë me thikë.
Viktima ka qenë i shoqëruar me persona të tjerë në tavolinë, të cilët nuk e kanë njohur autorin dhe shtojnë se ai nuk është banor i zonës.
Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar me një makinë.
Sipas të dhënave Qemal Kumria punonte në Himarë gjatë sezonit të verës dhe ishte kthyer në Divjakë për të përcjellë bashkëshorten e tij që do të nisej për Gjermani pasi kishte siguruar një punë si infermiere.
Në një njoftim, Policia thotë se:
Si rezultat i ndjekjes së pandërprerë nga forcat operacionale të DVP Fier, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 25 vjeç, banues në Kryekuq, i cili do të akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xh. T. e ka vrarë shtetasin B. K., pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat./kb