Rriten tensionet SHBA–Venezuelë, Trump dërgon forca ushtarake në Karaibe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi, pasi Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e një force të konsiderueshme ushtarake pranë brigjeve të Venezuelës dhe ka dyfishuar shpërblimin për kapjen e presidentit venezuelian Nicolas Maduro në 50 milionë dollarë.

Trump ka autorizuar vendosjen e një armade amfibe që përfshin tre shkatërrues me raketa të telekomanduara – USS Gravely, USS Jason Dunham dhe USS Sampson, si dhe anijet USS San Antonio, USS Iwo Jima dhe USS Fort Lauderdale, të pajisura për zbarkime me helikopterë dhe me një kontingjent prej 2,200 deri në 4,500 marinsa. Pritet që këto njësi të kenë arritur tashmë në rajon.

Lëvizja ushtarake është paraqitur nga Shtëpia e Bardhë si pjesë e luftës kundër “trafikut të drogës”, por ajo vjen në një moment të veçantë tensioni të lartë midis Uashingtonit dhe Karakasit, pas fitores së diskutueshme të Maduros në zgjedhjet e korrikut 2024 (rezultat të cilin SHBA nuk e njeh).

Sipas mediave amerikane, përveç forcave detare, në rajon mund të jetë vendosur edhe të paktën një nëndetëse amerikane, duke rritur më tej praninë ushtarake në Karaibe.

Donald Trump, ka shtuar veprimet agresive në rajon, nga tarifat ndaj fqinjëve veriorë dhe jugorë deri te një valë arrestimesh të emigrantëve latinë, ndërsa aktualisht përdor luftën kundër drogës si justifikim për dërgimin e forcave pranë Venezuelës.

Në këtë kontekst, përplasja diplomatike dhe ushtarake mes SHBA-së dhe Venezuelës pritet të intensifikohet më tej, me vëzhguesit ndërkombëtarë që paralajmërojnë për rreziqe të larta destabilizimi në rajon./kb

 

Të fundit

Çfarë është festa e Tomorrit!

Festa e Malit të Tomorrit është ngjarja më e madhe fetare e bektashinjve dhe një nga pelegrinazhet më të...

Plakja e trurit nis më herët se sa mendonit, studimi zbulon shifrat tronditëse

Ideja që “fillon të plakesh pas të 50-ave” është thjesht një shprehje sepse plakja është një proces kompleks dhe gradual që nis më herët,...

Nga 1 shtatori, Kanadaja do të heqë tarifat për produktet amerikane

Kanadaja do të eliminojë shumë nga tarifat që vendosi për mallrat e importuara amerikane dhe gjithashtu do të intensifikojë kontaktet e saj me Shtetet e Bashkuara për të krijuar një...

Deep Purple për “Smoke on the Water”: Është si të kesh një buton që çmend publikun

“Shkuam të shihnim Frank Zappën në kazino Montreux. Por dikush qëlloi me një armë sinjalizuese drejt tavanit dhe – whoosh! I gjithë ndërtesa u...

Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, arrestohet 28-vjeçari!

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme. Sipas policisë,...

Lajme të tjera

Web TV