Shkeli rregullat, bllokohet jet ski me 7 persona në bord në Tushemisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimet e Policisë Kufitare të Tushemishtit kapën dhe bllokuan një mjet lundrues me 7 persona në bord, të cilët kishin kaluar vijën liqenore në mënyrë të paligjshme. Policia njofton se për secilin prej tyre u morën masa administrative, sipas ligjit.

“Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, konstatuan përballë fshatit Tushemisht një mjet lundrues tip Jet Ski, që po lundronte në ujërat territoriale të Shqipërisë, me 7 persona në bord.

Nga verifikimet e kryera, rezultoi se mjeti kishte kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Ai, së bashku me personat në bord, u shoqërua në Stacionin e Policisë për procedura të mëtejshme.

Në përfundim të verifikimeve, në zbatim të ligjit nr. 127, datë 15.10.2020 “Për mjetet lundruese”, neni 14, pika 1, shkronja “b”, u vendos masë administrative 10 000 lekë ndaj një shtetasi të mitur, ndërsa në bazë të ligjit nr. 39, datë 26.06.2025 “Për kontrollin e kufirit shtetëror”, neni 35, pika 5, shkronja “d”, u vendosën masa administrative 50 000 lekë për secilin nga 6 shtetasit madhorë”, njofton Policia.

Mjeti lundrues u bllokua, ndërsa shtetasit do të largohen vullnetarisht nga PKK Tushemisht.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë siguron qytetarët se për çdo shkelje apo parregullsi të konstatuar, reagimi i Policisë do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe në zbatim të ligjit. m.p.

Të fundit

Hekuran Murati nuk bind partitë, dështon në votim

Hekuran Murati ishte kandidati i radhës nga Lëvizja Vetëvendosje që nuk mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentar....

“Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!” Vuçiç telefonon mikun Maduro

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Venezuela, Nikolas Maduro. Kjo vjen në një kohë kur...

Vajza shpërthen në lot në vendin ku u vra nëna: Babai ishte xheloz

Mariola Nakoleci, 36 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve, është vrarë nga bashkëshorti i saj në zonën e Volosit në Greqi. Ajo është qëlluar...

“Në Shqipëri ka qenë me kartelë”, flet daja i autorit të krimit tronditës në Greqi

Daja i autorit të krimit të rëndë në Volos të Greqisë, i bën thirrje nipit të tij Pandeli Nakoleci që të dorëzohet në polici. Ai...

Eberechi Eze transferohet tek Arsenali për 65 milionë euro

Arsenali ka siguruar një nga transferimet më të bujshme të merkatos verore. Crystal Palace ka pranuar ofertën prej 65 milionë eurosh për Eberechi Eze,...

Lajme të tjera

Web TV