Shqipëria, ndër 3 popujt më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT.

Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në BE e vlerësuan gjendjen e tyre financiare me 6.6 në një shkallë nga minimumi 0 dhe maksimumi 10. Kjo vlerë është pak më e ulët krahasuar me vlerësimin e përgjithshëm të kënaqësisë me jetën prej 7.1 për të njëjtin vit.

Nivelet më të larta të kënaqësisë financiare u gjetën në Holandë dhe Finlandë, të dyja me 7.6, të ndjekura nga Suedia me 7.4 dhe Austria me 7.3.

Në anën tjetër të shkallës, me nivelin më të ulët të kënaqësisë financiare ishin bullgarët me 4.6, Turqit me 4.7 dhe Shqiptarët me 4.8. Kjo do të thotë se shumica e njerëzve në këto vende më shumë të pakënaqur sesa të kënaqur me gjendjen e tyre financiare.

Nga viti 2013 deri në vitin 2022, kënaqësia e njerëzve me gjendjen e tyre financiare u rrit në shumicën e vendeve të BE-së. Përjashtim bënë Danimarka, Luksemburgu dhe Suedia, ku ra pak, dhe Franca dhe Finlanda, ku mbeti në vend.

Rritjet më të mëdha ishin në Portugali (+1.4 pikë), dhe në Irlande, Qipro dhe Slloveni (+1.3, +1.2 dhe +1.1 pikë, përkatësisht).

Marrëdhënia midis nivelit të të ardhurave dhe kënaqësisë me situatën financiare ndryshon pak midis vendeve të BE-së. Ata në kuintilin më të ulët te të ardhurave janë më të pakënaqur, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Këto janë gjithashtu vendet me hendekun më të madh në nivelet e kënaqësisë midis atyre me të ardhurat më të larta dhe më të ulëta.

Në Greqi, niveli i kënaqësisë së atyre në kuintilin më të lartë te të ardhurave ishte më shumë se dyfishi i nivelit të atyre në kuintilin më të ulët të të ardhurave; në Bullgari dhe Kroaci ishte 75% më i lartë.

Lexo edhe :  Industria e prodhimit të armëve, PD kërkon hetime! "Kemi dyshime..."

Boshllëqet më të vogla midis niveleve të kënaqësisë së kuintileve me të ardhura më të larta dhe më të ulëta ishin në Maltë, Itali dhe Finlandë. m.p.

Të fundit

Kush janë 3 ministrat që Rama nuk do i largojë kurrë?

Kreshnik Spahiu tha sot për Report Tv se kryeministri Edi Rama pritet të ndryshojë të paktën 90% të kabinetit...

Zelensky: Moska po na tregon se do të vazhdojë luftën

"Rusia vazhdon të lëshojë ultimatume thjesht sepse dëshiron të vazhdojë luftën". Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përsëriti këtë në një konferencë të përbashkët për...

Bastisja e shtëpisë së John Bolton, reagon Trump

Donald Trump ka thyer heshtjen duke reaguar për herë të parë për bastisjen e FBI-së në shtëpinë e ish-Këshilltarit të tij të Sigurisë Kombëtare,...

Real Madrid gjen zëvendësuesin ideal të Kroos

Real Madrid është në kërkim të një organizatori të mirëfilltë në mesfushë, një profil që i mungon pas largimeve të Toni Kroos verën e...

Trump: Zelensky dhe Putin janë si vaji me uthullën…

Donald Trump, ka komentuar përpjekjet për të organizuar një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, duke përdorur një krahasim...

Lajme të tjera

Web TV