Video abuzimi seksual me fëmijë, nis gjyqi ndaj ish-ministrit danez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti dhe ministri Henrik Sass Larsen akuzohet për posedim të skedarëve fotografikë dhe video që përmbajnë materiale abuzimi seksual me fëmijë. Ndaj tij filloi sot (të enjten) në Gjykatën e qytetit të Kopenhagenit.

Ish-deputeti socialdemokrat përballet me dy akuza, duke përfshirë posedimin e më shumë se 6,000 imazheve dhe 2,000 skedarëve video që përmbajnë materiale abuzimi seksual me fëmijë, si dhe posedimin e një kukulle të ngjashme me fëmijë të projektuar për qëllime seksuale.

Provat u mblodhën nga policia kur ata kontrolluan pajisjet e tij elektronike në vitet 2023 dhe 2024.

Sass Larsen nuk e pranon fajësinë, duke pretenduar se imazhet janë pjesë e një kërkimi për imazhe të tij si fëmijë, pasi ish-ministri pretendon se vetë ka qenë viktimë e abuzimit. Lidhur me kukullën, ai pretendoi se kishte qenë një dhuratë aksidentale.

Avokatja mbrojtëse e ish-ministrit, Berit Ernst, argumenton se vetëm posedimi i materialeve nuk është provë faji më vete, por duhet të mbështetet nga prova që tregojnë se materialet ishin të destinuara për t’u përdorur në një akt kriminal.

Nëse shpallet fajtor, Sass Larsen mund të përballet me deri në një vit burg për secilën akuzë. m.p.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV