Çfarë përfiton Georgina Rodriguez nga martesa me Ronaldon? Zbulohet kontrata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo do i jap fund beqarisë duke u martuar me bashkëshorten e tij, Georgina Rodriguez. Mediet në Portugali kanë zbuluar se çifti ka një kontratë paramartesore të firmosur, në rast divorci. Nëse diçka e tillë ndodh, Georgina do merrte një pension të përjetshëm prej 100 mijë eurosh në muaj dhe pronësinë mbi rezidencën e CR7 në Madrid, e cila vlerësohet me 5.2 milionë euro.

Kontrata paramartesore

Sipas revistës portugeze TV GUIA, Ronaldo dhe Rodriguez kanë nënshkruar tashmë një kontratë paramartesore, pas lindjes së vajzës së tyre të parë, Alana Martina.

Kontrata parashikon që, në rast ndarje, Georgina do të marrë pension mujor të përjetshëm prej 100,000 eurosh, si dhe pronësinë e vilës luksoze të Ronaldos në La Finca, Madrid, me vlerë mbi 5.2 milionë euro.

Sipas të njëjtit medium, kjo marrëveshje ka për qëllim sigurinë financiare të Georginës dhe fëmijëve, duke garantuar që familjes të mos i mungojë asgjë, pavarësisht rrethanave.

Pasuria e CR7

Me një pasuri të vlerësuar mbi 671 milionë dollarë, Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë.

Vetëm të ardhurat vjetore nga kontrata me klubin Al-Nassr arrijnë në 230 milionë dollarë, ndërsa dhjetëra milionë të tjera vijnë nga sponsorizime dhe kontrata reklamash.

Modelja argjentinase filloi një lidhje me futbollistin portugez në vitin 2016, pasi e takoi atë në një dyqan në Madrid, ku punonte si asistente shitjesh. Në qershor 2017, Ronaldo pati binjakë, Eva dhe Mateo, nëpërmjet nënës surrogate. Në nëntor 2017, vetë Rodriguez lindi vajzën e tyre, Alana Martina dhe më 18 prill 2022, ajo lindi binjakë; djali, Angel vdiq gjatë lindjes, ndërsa vajza, Bella Esmeralda, mbijetoi. m.p.

Të fundit

Eberechi Eze transferohet tek Arsenali për 65 milionë euro

Arsenali ka siguruar një nga transferimet më të bujshme të merkatos verore. Crystal Palace ka pranuar ofertën prej 65...

Videoja pas ngjarjes në Volos: vajza shqiptare sheh gjakun e nënës në shtëpi

Mediat greke kanë publikuar momentin kur vajza e 36-vjeçares shqiptare Marjeta Nikoleci, e cila u vra mbrëmjen e djeshme në Volos të Greqisë nga...

SPAK: Po hetojmë tre deputetë dhe një ish-ministër

Tre deputetë në detyrë, një ish-deputet dhe një ish-ministër janë në mesin e personave që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme, mes 14 zyrtarëve...

Kim Jong Un përqafon me lot në sy ushtarët e kthyer nga lufta në Ukrainë

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është parë duke përqafuar ushtarë të emocionuar që janë kthyer në atdhe pas pjesëmarrjes në luftën...

Lavrov: Nuk është planifikuar asnjë takim Putin-Zelensky

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të premten se nuk ka plane për ndonjë takim mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe...

Lajme të tjera

Web TV