I burgosuri shqiptar në Britani del në TikTok: Më transferoni në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar i dënuar me 32 vite burg për vrasje në Britani të Madhe, përmes videove në TikTok kërkon të transferohet në një nga qelitë e vendit tonë.

Videot e shpërndara nga i burgosuri shqiptar kanë bërë jehonë në mediat britanike. Eugert Merizaj i njohur me emrin “Babale” në rrjetet sociale, ka arritur të fus një celular në qeli edhe pse është rreptësisht i ndaluar dhe përbën vepër penale.

Gjatë komunikimeve live me ndjekësit e tij ai ka treguar përse ndodhet në burg.

Ndërsa lidhur me arsyen që kërkon të kthehet në tokën shqiptare, 32-vjeçari thotë për të parë familjen e tij pasi ka shtatë vite që nuk i ka takuar. Ndër të tjera ai tregon se ushqimi në burg është i tmerrshëm.

Ajo çfarë të bie në sy nga videot e publikuara nga qelia në të cilën ndodhet Merizajt janë simbolet kombëtare të Shqipërisë, libra në gjuhën shqipe, por nga ana tjetër edhe veshjet e tij të kushtueshme të markave të ndryshme.

Eugert Merizaj ka qenë në qendër të vëmendjes së medias britanike edhe vitin e shkuar ku përmes TikTok kërkonte para nga ndjekësit e tij. 32-vjeçari shqiptar është dënuar për vrasjen e një trafikanti droge në vitin 2019, edhe pse nuk e ka pranuar asnjëherë krimin.

Merizaj u arrestua në Belgjikë dhe u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar. Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të të burgosurve në Britaninë e Madhe.

Prej majit të vitit 2023, vendi ynë ka një marrëveshje me Anglinë për transferimin e të burgosurve. Mbetet për tu parë nëse kërkesa e Eugert Merizajt do të pranohet nga autoritetet. m.p.

Të fundit

GJKKO zbardh vendimin, pse mbeti në qeli Ilir Meta

Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimmarrjen e 13 gushtit, përmes të cilit i rrëzoi kërkesën për lirim nga burgu...

Hekuran Murati nuk bind partitë, dështon në votim

Hekuran Murati ishte kandidati i radhës nga Lëvizja Vetëvendosje që nuk mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentar. Seanca e së premtes u...

“Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!” Vuçiç telefonon mikun Maduro

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Venezuela, Nikolas Maduro. Kjo vjen në një kohë kur...

Vajza shpërthen në lot në vendin ku u vra nëna: Babai ishte xheloz

Mariola Nakoleci, 36 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve, është vrarë nga bashkëshorti i saj në zonën e Volosit në Greqi. Ajo është qëlluar...

“Në Shqipëri ka qenë me kartelë”, flet daja i autorit të krimit tronditës në Greqi

Daja i autorit të krimit të rëndë në Volos të Greqisë, i bën thirrje nipit të tij Pandeli Nakoleci që të dorëzohet në polici. Ai...

Lajme të tjera

Web TV