Shoku i tij shqiptar u vra në Belgjikë, Van Damme shpreh ngushëllimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur Jean Claude Van Damme ka shprehur hidhërimin e tij për vrasjen e Ndue Mylyshit disa ditë më parë në Belgjikë. Në një postim prekës nga një spital në Francë, ku tha se nodhej pas një operacioni në shpinë, Van Damme, ngushëlloi familjen e mikut të tij Ndue Mylyshi, i njohur edhe si Noel. Madje u çua edhe në këmbë e bëri simbolin e shqiponjës.

“Sapo kam humbur një mik të madh, Noel Mylyshi, nga Shqipëria. Do të doja të shprehja ngushëllimet e mia familjes së tij”, thotë Van Damme në video.

Të dielën në mbrëmje, në lagjen Itterbeek të Anderleht në Belgjikë, u vra 61-vjeçari shqiptar Ndue Mylyshi, i njohur si “Noel”. Ai ishte pronar i kafenesë “Maison Haute” dhe një apartamenti sipër saj që e kishte dhënë me qira.

Konflikti nisi mes tij dhe qiramarrësit, i cili jetonte në katin e tretë dhe që më herët atë ditë ishte dëbuar nga apartamenti. Qiramarrësi e kishte kërcënuar se do të kthehej atë mbrëmje pas grindjes. Rreth orës 20:30 u dëgjuan katër të shtëna në kafene. Noeli u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, shkruan A2 CNN.

Policia arrestoi autorin e dyshuar dhe përjashtoi pistën e trafikut të drogës, duke dyshuar për konflikt personal. m.p.

Të fundit

Punonjësi vjedh xhiron e lokalit dhe arratiset, policia shpall në kërkim 20-vjeçarin

Punonjësi vjedh xhiron e lokalit në plazhin e Himarës dhe arratiset pa gjurmë. Denoncimi është bërë në Komisariat nga vetë...

Rrëfimet e dhimbshme të qytetarëve në Gaza, një kilogram domate kushton 30 dollarë

Uria katastrofike e shkaktuar nga bllokada e ndihmës ndihet më shumë nga të moshuarit, të rinjtë dhe të varfrit në Gaza. Në rrugët e mbipopulluara...

“Pse po pi cigare aty?”/ Zbulohet si nisi sherri me të shtëna armësh në Kombinat

Një konflikt i nisur për motive të dobëta mes fqinjëve në zonën e Kombinatit, Tiranë, ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit,...

Aksident tragjik/ Humbin jetën dy nxënëset 16-vjeçare, po udhëtonin me motor

Dy nxënëse 16-vjeçare nga Kërçova kanë ndërruar jetë tragjikisht në një aksident rrugor. Dy nxënëset 16-vjeçare, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, nga Shkolla e Mesme...

Radhë automjetesh në Qafë Thanë, dy doganat shqiptare dhe maqedonase shtojnë sportelet

Kjo e shtunë ka shënuar fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Numri i lartë i udhëtarëve është regjistruar si...

Lajme të tjera

Web TV