Mediat greke kanë publikuar momentin kur vajza e 36-vjeçares shqiptare Marjeta Nikoleci, e cila u vra mbrëmjen e djeshme në Volos të Greqisë nga bashkëshorti Panteli Nikoleci, mes lotësh sheh pellgun me gjak të nënës së saj në hyrje të pallatit ku familja banonte.
Siç raporton protothema.gr, autori i dyshuar i krimit, bashkëshorti i viktimës, Panteli Nikoleci rezulton me histori të mëparshme problemeve të shëndetit mendor. Mësohet se në qershor të këtij viti autori i dyshuar, punonjës ndërtimi, ishte shtruar në një klinikë psikiatrike. m.p.