Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, arrestohet 28-vjeçari!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Stiven Muça, i cili u kap duke transportuar 5 shtetas nga vendet e treta, kundrejt pagesës.

Nga hetimet dyshohet se i riu i ndihmonte emigrantë që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor, duke i transportuar nga kufiri jeshil me Greqinë në drejtim të Malit të Zi, kundrejt pagesës 600 euro për person.

Njoftimi i policisë

Vijojnë operacionet nga Policia, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të dhënies ndihmë për kalim të kufijve, në mënyrë të paligjshme.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Itinerari”.

Ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga një 28-vjeçar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Itinerari”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Stiven Muça, 28 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor, duke i transportuar nga kufiri jeshil me Greqinë në drejtim të Malit të Zi, kundrejt pagesës 600 euro për person.

Gjatë operacionit, ky shtetas po transportonte 5 shtetas nga vendet e treta.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Lexo edhe :  Zvicra në “pikën e vlimit”, dy netë trazirash të dhunshme pas vdekjes së adoleshentit

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./kb

Të fundit

Lufta e Vlorës, djemtë me guna të Labërisë hedhin në det ushtrinë italiane

Qershor – Shtator 1920 Nga Leonard Veizi Pas shpalljes së Pavarësisë në 1912, Shqipëria mbeti e brishtë dhe nën ndikimin e...

Belind Këllici: Tërmet Peçi do jetë ministri i i ri i Financave

Në një emision televiziv Belind Këllici zbuloi emrat e mundshëm të ministrave të ardhshëm në qeveri. Ai deklaroi se Tërmet Peci mund të jetë Ministër...

Tjetër akuzë për përdhunim ndaj aktorit francez, Gérard Depardieu rrezikon 20 vite burg

Aktori i njohur francez Gérard Depardieu është akuzuar për përdhunimin e aktores Charlotte Arnould, njoftoi Gjykata Penale e Departamentit të Parisit, sipas burimeve të...

“Vdekja e Greqisë”, Elon Musk ndez debatin në rrjet me vetëm dy fjalë

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka shprehur këtë të martë shqetësimin e tij për krizën demografike që po përkeqësohet në Greqi, pasi raportet konfirmuan...

Kur natyra godet: Mbi 198 milionë dollarë humbje çdo vit, 5 mijë shqiptarë të prekur

Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Kaq para humbet Shqipëria nga ndryshimet klimatike...

Lajme të tjera

Web TV