Aksident i rëndë në Sarandë, humbin jetën dy motra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy motra kanë humbur jetën të dielën në mbrëmje pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin Sarandë-Delvinë.

Viktimat janë Ela dhe Rezi Dhimaku nga Delvina. Gjithashtu në aksident ka mbetur e plagosur edhe shtetasja Antonela Zhupa, e cila është transportuar në spitalin e Sarandës.

Sipas policisë lokale, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:15. Makina tip Lancia e drejtuar nga Ela Dhimaku, 22 vjeç, është përplasur me një mjet tip Audi, i drejtuar nga 23-vjeçari Kevin Nora. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesja e mjetit Lancia, motra e saj Rezi Dhimaku, 20 vjeç, ndërsa udhëtarja tjetër, 24-vjeçarka Zhupa, ka mbetur e plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. m.p.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV