Çfarë ndodhi sot në Lunxhëri? Makina shkrumbohet në mes të rrugës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një automjet që po udhëtonte drejt Gjirokastrës është shkrumbuar plotësisht në mes të rrugës.

Incidenti ndodhi rreth orës 16:00, në fshatin Dhoksat, njësia administrative Lunxhëri.

“Menjëherë u nis grupi i shërbimit zjarrfikës dhe, me mbërritjen në vendngjarje, u konstatua se automjeti, veturë tip Ford, ishte i përfshirë plotësisht nga flakët. U ndërhy menjëherë dhe u bë e mundur fikja e plotë e zjarrit”, tha policia lokale.

Drejtuesi i mjetit, i pranishëm në vendngjarje, deklaroi se automjeti ishte përfshirë nga zjarri gjatë lëvizjes, duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi. Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. m.p.

Të fundit

“Topi i Artë? Si mund ta them se nuk e dua? Dua edhe Champions”

Lamine Yamal ka shumë ëndrra. Ai sivjet është midis 30 kandidatëve për Topin e Artë. Mund edhe ta fitojë,...

Darka luksoze, ish-ministrja kroate dënohet

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shqiptua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim të mijëra eurove nga...

Këshilli i Ministrave: Shpërblim për efektivët e zjarrfikësit që luftuan me flakët

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për shpërblimin e të gjithë punonjësve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve...

Gjendet një person i pajetë në Korçë, dalin detajet e para

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në banesën e tij në Korçë, ku jetonte i vetëm. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Sa shanse ka Edi Rama të heqë nga qarkullimi paranë ‘cash’?

Shkruar nga DW / Edi Rama njoftoi së fundi një plan ambicioz: ai do ta shndërrojë Shqipërinë në shtetin e parë në botë që...

Lajme të tjera

Web TV