Përmbyset gomonia me 68 pasagjerë, tre motra minorene humbin jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre motra, të moshave 9, 11 dhe 17 vjeç, kanë humbur jetën pas përmbysjes së një gomoneje të mbipopulluar që udhëtonte nga Libia drejt Italisë.

Trupat e tyre u gjetën brenda gomones pas ndërhyrjes së ekipit të shpëtimit.

Organizata humanitare RESQSHIP njoftoi se gomonia ishte përballur me valë deri në 1.5 metra gjatë përpjekjes për t’u shpëtuar. Nga 65 personat e shpëtuar nga anija e RESQSHIP, Nadir, ishin tre gra shtatzëna, fëmijë dhe një foshnje 7 muajshe.

Një person u rrokullis më parë gjatë udhëtimit dhe ende konsiderohet i zhdukur. Gomonia ishte nisur nga Zuwara në Libia gjatë natës së së premtes dhe u ndalua nga Nadir pas njoftimit nga operatori i shpëtimit Alarm Phone.

Kohët e fundit, rojet bregdetare italiane evakuuan 14 persona, përfshirë raste mjekësore dhe familjarët e tyre, në ishullin e Lampedusës. Trupi i tre motrave dhe mbijetuesit e tjerë mbërritën më vonë gjatë ditës në port./kb

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV