Sulmi ndaj KFOR-it dhe policisë së Kosovës, arrestohet i dyshuari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për përfshirje në sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 majin e dy viteve më parë në Zveçan.

Sipas policisë së Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tij janë ngritur akuza për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, sulm ndaj personit zyrtar dhe huliganizëm.

Ndalimi i tij u krye pasi dyshohej për arratisje, pasi punon dhe qëndron në Serbi, si dhe ekzistonte mundësia për manipulimin apo zhdukjen e provave.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u sekuestruan një telefon, uniforma ushtarake, dy USB dhe një bluzë me mbishkrim nacionalist.

Njoftimi i Policisë Kosovë

Sot, me datë 24 Gusht 2025, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, përmes rrugëve operative, ka pranuar informacion se personi i dyshuar Lj. M, i cili dyshohet se ka marr pjesë aktive në rastin e sulmit ndaj KFOR-it dhe Policisë të datës 29.05.2023 para objektit të komunës në Zveçan, ka hyrë nga Serbia në Kosovë.

Lidhur me rastin është informuar Prokuroria Speciale dhe në koordinim me Prokurorinë Speciale, duke konsideruar peshën e veprave të kryera dhe rrezikun potencial për arratisje pasi që i dyshuari punon dhe qëndron në Serbi, si dhe mundësinë për manipulimin apo zhdukjen e provave, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime për ndalimi i tij si dhe sigurimin e prezencës së tij në procedurën penale që zhvillohet ndaj tij, lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë.

I dyshuari Lj.M, është ndaluar nga Policia e Kosovës në Komunën e Zveçanit dhe me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive, është realizuar kontrolli në shtëpinë e tij, me mbështetjen edhe nga DRP Mitrovicë Veri.

Lexo edhe :  Tragjedi në dasëm, vritet dhëndri 23-vjeçar

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: një telefon uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një ‘maicë’ me mbishkrim nacionalist të cilën dyshohet se e ka pasur të veshur ditën kritike.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe të përkthyesit dhe me vendim të prokurorit të është dërguar në mbajtje për 48 orë. Po ashtu me vendim të prokurorit është inicuar rasti për veprat penale : ‘Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qellim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës se Kosovës’., ‘Rrezikim i personave nen mbrojtje ndërkombëtare’, ‘Sulm ndaj personit zyrtarë’ dhe ‘Pjesëmarrja në turmë që krye vepra penale dhe huliganizëm’. m.p.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV