13 mijë të huaj janë pajisur me leje pune në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria po josh të huajt. Synimet për të zëvendësuar fuqinë punëtore nga vendet e tjera, ndonëse me ulje-ngritje po japin rezultat. Sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit dhe Aftësive, vitin e shkuar numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje pune arriti në gati 13 mijë. Kjo shifër është ndjeshëm më e lartë se në vitet paraardhëse.

“Janë kryesisht të punësuar në turizëm. Ka edhe një rritje të deklarimit të punonjësve të huaj si pasojë e frikës nga kontrollet”, thotë për A2 CNN Ergesta Stërmasi, eksperte e tregut të punës.

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, pjesa më e madhe e punonjësve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri deri më tani janë nga Turqia, Egjipti, Filipinet, India, Kina apo Ukraina.

“Kjo është një zgjidhje afatshkurtër. Është një eksperiment, rezultat e të cilit janë treguar edhe më herët. Vëmendja jonë duhet të jetë te të rinjtë në vend. Ka edhe shumë kosto për sjelljen e tyre”, thotë Stërmasi.

Po sa kushton një punonjës i huaj? “Një punonjës i huaj kushton deri në 3 mijë e 500 euro për ta sjellë në Shqipëri. Përfshirë këtu kostot e transportit, procedurat ligjore dhe akomodimin”, shpjegon Stërmasi.

Veç atyre që vijnë për të punuar, vitet e fundit po ka një rritje të kërkesës për leje qëndrimi edhe nga ata që thjesht duan të jetojnë në Shqipëri. të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë se vitin e shkuar pati 13 mijë e 176 kërkesa për leje qëndrimi nga pak më shumë se 12 mijë të tilla gjatë 2023-shit. m.p.

Të fundit

Trump: Televizioneve ABC dhe NBC t’i hiqen licenvat, janë të njëanshme

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar televizionet ABC dhe NBC, duke i quajtur ato të njëanshme dhe një kërcënim...

Ikin shqiptarët, puna po bëhet nga indianë, turq e afrikanë

Gati 12 mijë të huaj janë të punësuar në bizneset shqiptare, kryesisht në turizëm, ndërtim dhe tregtinë me shumicë. Shifrat zyrtare tregojnë se interesi...

FSHF, hidhet shorti! Zbardhen kalendarët për kampionatet U-19, U-17, U-16 & U-15

Departamenti i Garave në FSHF ka hedhur shortin për edicionin e ri të kampionatit “Abissnet Superiore” për grupmoshat U-19, U-17, U-16 dhe U-15. Shorti u...

Ngjarja e Volosit: Djali 13-vjeçar tërhiqte babain nga qafa, nëna vdiq në krahët e vajzës

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e vrasjes së Marjola Nakolecit nga bashkëshorti i saj në Volos të Greqisë. Sipas mediave greke,...

Trump: Duhet t’i japim fund këtij makthi

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me sulmin izraelit gjatë natës ndaj një spitali në Gaza. Sipas mediave të huaja,...

Lajme të tjera

Web TV