Berisha: Zgjedhjet nuk i njoh, por mandatet do i marrim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha nuk e njeh rezultatin e 11 majit, por pak ditë nga nisja e legjislaturës parlamentare, ai nuk e ka më në tryezë opsionin e bojkotit.

Ndryshe nga sa disa zëra në radhët e demokratëve kërkojnë, duke u shprehur se PD nuk duhet të njohë as mandatet e deputetëve, Berisha thotë se beteja kundër farsës elektorale siç quan ai 11 majin, do të zhvillohet edhe në parlament.

“PD do ta bëjë këtë betejë kudo, kudo…kudo! Është betejë për jetën ose vdekjen e votës së lirë”, tha Berisha.

Por, më shumë se si do të bëhet kjo betejë, në selinë blu në këtë fund gushti po diskutohet ndarja e 50 mandateve të vetme që arriti të siguronte në zgjedhje PD dhe aleatët e saj në koalicion.

Ata do të ndahen në 3 grupe parlamentare, praktikë kjo që opozita e ka ndjekur edhe në të shkuarën, për të fituar më shumë kohë në parlament dhe më shumë favore. Për të formuar një grup parlamentar, duhen 7 mandate e për këtë PD ka menduar të ndihmojë me nga 3 deputetë, PL që ka 4 mandate dhe 4 aleatët e tjerë Mediun, deputetin e PAA, Artan Luku, Mesila Dodën dhe Vangjel Dulen në mënyrë që të krijohen 3 grupet parlamentare opozitare.

Deputetët që do të jepen borxh për të krijuar grupet parlamentare, do të jenë ata, që në zgjedhje, u regjistruan nën koalicionin e PD-ASHM si përfaqësues të partive të vogla aleate.

Ndërkohë pas disa ditësh, Berisha do të thërrasë në seli grupin e ri parlamentar për mbledhjen e parë të deputetëve të rinj, për të diskutuar aty aksionin në Kuvend dhe ndarjen e posteve parlamentare. m.p.

Të fundit

Sa nga anëtarët e NATO-s përmbushin objektivin e ri?

Të gjithë anëtarët e NATO-s tani arrijnë pragun minimal të shpenzimeve të mbrojtjes të vendosur nga aleanca. Polonia, Lituania,...

“Gaza, një nga episodet më të errëta” Sánchez: Përgjigja e Evropës ka qenë një dështim

Standardet e dyfishta të Evropës dhe Perëndimit mbi luftërat në Ukrainë dhe Gaza kërcënojnë të minojnë pozicionin e saj global, paralajmëroi kryeministri spanjoll, Pedro...

Qetësia në pavarësi: Fondi i pensionit në SIGAL si mundësi

Pavarësia financiare në moshën e pensionit nuk është e lehtë, por ajo pavarësi garanton qetësinë dhe mbarëvajtjen e moshës së tretë. Në Shqipëri vendimmarrjet e...

Rama: Vëzhgimi i shpendëve, atraksion turistik gjithnjë e më i dashur

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga zonat e mbrojtura, duke vlerësuar bukurinë e biodiversitetit që ofrojnë ato. “Buqetë pamjesh nga shpendët e ujit, protagonistë...

BIRN: KLP përfshihet nga debatet për drejtimin dhe buxhetin

“Prokurori Sokol Stojani akuzoi kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani se po e kthente Këshillin në agjenci udhëtimi dhe se kishte ushtruar presion ndaj administratës...

Lajme të tjera

Web TV