Erion Braçe ndan pamjet: Dikush po përndjek një mjeke, ku është policia?

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar publikisht një rast përndjekjeje ndaj një mjekeje dhe pacientëve të saj në Tiranë.

Përmes një videoje të ndarë në rrjetet sociale, shihet një person që ngjitet në tarracën e një godine dhe, sipas Braçes, ai është duke vëzhguar kamerat e sigurisë me qëllimin për të përgjuar dhe ndjekur mjeken.

Sipas deputetit, ky individ e ka ndjekur mjeken në dy raste të ndryshme, dhe veprimet e tij janë të dokumentuara me video. m.p.