New York Times: Shqipëria, nga një shtet i izoluar, në destinacionin më të ri të Europës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prestigjiozja amerikane New York Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë turistike, ku veçon plazhet e pastra, historinë dhe zonat muzeale të mbrojtura nga UNESCO.

Sipas NYT, Shqipëria është kthyer nga një shtet dikur i izoluar, në një destinacion turistik gjithmonë e në rritje, duke ofruar mundësi të shumta për turistët dhe me çmime të favorshme.

Artikullin e New York Times e ka komentuar edhe Kryeministri Edi Rama.

“Prestigjiozja amerikane “The New York Times”, e cilëson Shqipërinë si një destinacion turistik në rritje. Artikulli veçon Parkun Kombëtar të Butrintit, plazhet e Ksamilit dhe qytetet bregdetare si Dhërmiu, Borshi e Saranda si destinacionet me të bukura për pushuesit. Po ashtu, “The New York Times” ndalet edhe në qytete historike si Berati me trashëgiminë e tij mijëravjeçare dhe Gjirokastra si qyteti i gurtë, i mbrojtur nga UNESCO”, ka shkruar Rama.

Artikulli i plotë i New York Times:

Në jug të Shqipërisë, afër ishullit grek të Korfuzit, qyteti i Butrintit ka qëndruar për mijëra vjet. Rrënojat e tij të shembura janë një ëndërr për adhuruesit e historisë: një teatër në natyrë nga koha kur qyteti ishte një koloninë greke, një baptister i periudhës bizantine dhe një akuedukt romak.

Vetëm 10 minuta me autobus nga Butrinti, në resortin modern të Ksamilit, turistët shijojnë plazhin, kërcenin në ritmet e muzikës techno dhe manovronin skuterët e ujit në një gji të bukur që ka fituar popullaritet përmes influencuesve të mediave sociale, të cilët e krahasojnë atë me Maldive.

Shqipëria është një destinacion ku udhëtari mund të fillojë ditën me një shëtitje në antikitet dhe ta mbyllë atë në një plazh me rërë. Kjo mund të jetë një prej arsyeve kryesore pse kaq shumë njerëz e vizitojnë. Vitin e kaluar, Shqipëria ka tërhequr 11.7 milionë vizitorë – një rritje nga 10 milionë vitin e kaluar. Ata nuk kanë shkuar vetëm në plazhe dhe site historike, por kanë eksploruar gjithashtu malet dhe liqenet në veri, si dhe Parkun Kombëtar të Lumin Vjosë, një prej vendeve që “The New York Times” e ka përfshirë në 52 vendet për të vizituar në vitin 2023.

“Shqipëria është ende një vend ekzotik për shumë njerëz,” thotë Frenkli Prengaj, një guidë që udhëhoqi disa turistikë nëpër vend.

“Kur një turist vjen në Shqipëri, ai nuk ka shumë pritshmëri. Ata zbulojnë historinë dhe kuptojnë se kemi shumë të përbashkëta me Europën, shumë histori me osmanët. Ne jemi disi të ngujuar mes Lindjes dhe Perëndimit.”

Lexo edhe :  Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Shqipëria, e lokalizuar mes Greqisë dhe Malit të Zi, përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, shpalli pavarësinë nga sundimi osman në vitin 1912, dhe që nga vitet 1940 ka kaluar nën një diktaturë komuniste, e izoluar nga pjesa tjetër e botës deri në vitin 1992. Pas një krize ekonomike në fund të viteve ’90 dhe periudhës së pasigurisë politike që ka rrezikuar të shpërthejë në një luftë civile, Shqipëria ka njohur përmirësime dhe turizmi, i nxitur pjesërisht nga çmimet e ulëta, ka njohur një bum.

Resorti modern i Ksamilit është një shembull i dukshëm i Shqipërisë së re. Gjatë diktaturës, numër i vogël vullnetarësh u dërgua në Ksamil për të krijuar komunitete bujqësore. Ky vend mbeti i mbyllur për shumë vite, sepse “njerëzit mund të arratiseshin dhe notonin në Korfuz”, shpjegon Dorina Dhima, një guidë e pavarur.

Por, ajo periudhë është e kaluara, megjithatë mund të gjesh momente qetësie mes stendave të suvenireve dhe turmave të pushuesve. Në një drekë të qetë, shijova oktapod të butë me pamje nga uji kristalor dhe ishujt me gjelbërim në një bar plazhi të quajtur Freskia e Jonit.

Për ata që preferojnë një pushim më të qetë, mund të vizitojnë plazhet më të qeta si Jala, Borshi ose Dhermiu, rreth një deri dy orë larg nga Ksamil.

Rreth 20 minuta nga Ksamil ose një udhëtim 30 minutash me traget nga Korfuz (bileta nga 14 deri në 33 dollarë), qyteti bregdetar i Sarandës ofron një atmosferë të ngjashme: plazhe publike, një shëtitore të gjallë që mbushet me vendas që bëjnë shëtitje gjatë mbrëmjeve, dhe mundësi të shumta për të ngrënë dhe pirë, me ushqime deti të shkëlqyera.

Shqipëria ka qenë gjithmonë një urë mes Lindjes dhe Perëndimit, Ballkanit dhe botës Mesdhetare. Pas shekujsh sundimi osman dhe, përkundër dekadash ateizmi zyrtar, gati gjysma e popullsisë identifikohet si myslimane. Vendet historike të Shqipërisë pasqyrojnë këtë shumëllojshmëri historike.

Berati, një nga vendet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, rreth dy orë në jug të Tiranës, rreshtohet përgjatë bregut të lumit Osum, ku çatitë me tjegulla të kuqe të shtëpive ngrihen përgjatë shpatit të butë të luginës, me qindra dritare që shikojnë jashtë si sy vigjilentë.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV