Jo vetëm nga shqiptarët… Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt. Nga mbi 6 mijë e në 2019-n, vitin e shkuar pati vetëm 104 kërkesa për azil. Krahasuar me vitin 2023, kërkesat për azil janë përgjysmuar.
Pjesa më e madhe tyre janë nga Afganistani, ndjekur nga ana nga Siria dhe Pakistani.
“Kemi disa faktorë. Së pari, Shqipëria nuk është më pjesë e rrugëve prioritare të emigrimit. Mungesa e një strategjie të qartë për integrimin e të huajve dhe perceptimi për pasiguri politike, administrative apo ekonomike, ka ndikuar ndjeshëm”, thotë për A2 CNN Armela Xhaho, studiuese e çështjeve të emigracionit.
Në vitet e fundit, pasaporta shqiptare ishte bërë një alternativë për shumë qytetarë nga vende të treta, për arsye praktike, kulturore apo thjesht për të pasur një dokument shtesë për lëvizje më të lirë. Por ky trend ka ndryshuar. Sipas të dhënave zyrtare, numri i të huajve që aplikojnë për shtetësinë shqiptare është në rënie, jo vetëm përmes martesës apo qëndrimit të zgjatur, por edhe për kategori të veçanta si investitorët apo ish-shtetasit shqiptarë që kërkonin riatdhesim. Numri i tyre në vetëm 919 nga 1 mijë e 382 në 2023-shin.
“Arsyet janë të shumta: nga mungesa e incentivave konkrete, te klima politike, vonesat procedurale apo edhe mungesa e promovimit institucional për tërheqjen e të huajve. Në një kohë kur disa vende të rajonit ofrojnë modele të qarta për tërheqjen e diasporës apo profesionistëve të huaj, Shqipëria duket se ka mbetur pa një strategji të qartë edhe në këtë drejtim”, thotë Xhaho. m.p.