Leon Avdullahu është lajmi i ditës në mediat sportive të Zvicrës. 21-vjeçari zgjodhi Kosovën dhe jo Zvicrën. Sigurisht, mund të kishte zgjedhur edhe Shqipërinë.
Agjenti i tij ka shpjeguar me argumente se pse Avdullahu ka zgjedhur “Dardanët” dhe jo helvetët, si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e të tjerë.
“E kuptoj emocionin dhe zhgënjimin në Zvicër. Leoni është rritur këtu, ka marrë formimin e tij këtu dhe Zvicra për të gjithmonë do të mbetet atdheu i tij. Ai nuk vendosi kundër Zvicrës, por për Kosovën. Ai ka zgjedhur me zemër identitetin e tij familjar”. m.p.