Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pranoi këtë të hënë se nuk mund të garantojë që presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të ulen përballë në një samit paqeje, duke paralajmëruar se “do të ketë pasoja” nëse ky takim dështon.

Nuk e di nëse do të takohen. Ndoshta po, ndoshta jo. Do të shohim çfarë ndodh për një ose dy javë, dhe nëse duhet, do të ndërhyj vetë,” tha Trump nga Zyra Ovale, ku priti presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae-myung.

Vetëm një javë më parë, pas një takimi me Zelensky-n dhe disa liderë evropianë në Washington, Trump kishte lënë të kuptohej se një samit Putin–Zelensky ishte çështje ditësh dhe se do të pasohej nga një takim trepalësh me praninë e tij për të shtyrë përpara një marrëveshje paqeje.

Por Moska nuk ka treguar asnjë gatishmëri. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi të premten se “nuk ka asnjë takim të planifikuar”, duke përsëritur se një bisedim i tillë do të ndodhte vetëm kur Ukraina të hiqte dorë nga aspiratat për NATO, të ndërpriste furnizimet me armë perëndimore dhe të pranonte ndryshime në pushtet në Kiev.

Sipas Trump, arsyeja pse Putin shmang takimin është “sepse nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin”. Ai shtoi se pas dy javësh, nëse takimi nuk zhvillohet, do të përcaktojë se kush është përgjegjës për dështimin.

Ndërkohë, Zelensky ka pranuar publikisht të takohet me Putinin, madje duke hequr kushtin e një armëpushimi paraprak për zhvillimin e bisedimeve. Trump gjithashtu zbuloi se ka folur rishtas me Putinin pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, duke përmendur mundësinë e hapjes së bisedimeve për çarmatimin bërthamor me pjesëmarrjen e Kinës.

Lexo edhe :  Protesta në Tel Aviv, rezervistë që refuzojnë shërbimin

Takimi i Trump me presidentin e Koresë së Jugut u përqendrua në marrëdhëniet bilaterale, aleancën ushtarake dhe situatën rajonale, ndërsa presidenti amerikan nuk përjashtoi mundësinë e një takimi të ri me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un./kb

Të fundit

Lamtumira nga Interi, Asllani bën një postim emocionues me foton e vjetër

Kristjan Asllani i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Interit, pas huazimit të tij te Torino. Mesfushori kuqezi publikoi në rrjetet...

Edon Zhegrova merr pasaportën shqiptare! I duhet për… Serie A

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, është pajisur me pasaportë shqiptare, me dekret të Presidentit Bajram Begaj. Vendimi është marrë më 22 gusht, shkruan A2...

Gaz Bardhi drejtues i demokratëve? Ja si përgjigjet Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për shtyp në selinë blu ka vlerësuar punën e Gazment Bardhit si drejtues i Grupit Parlamentar të Partisë...

Vuçiç: Bisedova me Lavrovin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, njoftoi se më 26 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, për...

Berisha: Deputeti më i vjetër pas meje dhe Tritan Shehut, Edi Rama!

Pas pushimeve verore, politika shqiptare rikthehet me nisjen e legjislaturës së re në shtator. Sali Berishës si ligjvënësi më i vjetër në moshë, i dalë...

Lajme të tjera

Web TV