Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer fillimisht në katin e tretë të godinës dhe janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ndërtesën, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Zjarri ka shkaktuar panik në mesin e qytetarëve, pasi ndërtesat në zonë ndodhen shumë pranë njëra-tjetrës, duke rritur rrezikun e përhapjes së flakëve. Fatmirësisht është bërë evakuimi në kohë i banorëve dhe nuk raportohet për të lënduar./kb