Skandal në Premier League! Yjet e futbollit kanë trukuar ndeshje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Premier League është përfshirë në një skandal të ri, pasi një ish-shef i policisë suedeze ka deklaruar se disa futbollistë të kampionatit anglez kanë qenë të përfshirë në trukime ndeshjesh dhe baste të paligjshme.

Fredrik Gardare, i cili ka udhëhequr hetime të nivelit të lartë mbi krimin e organizuar dhe manipulimin në sport, ka thënë se gjatë një bastisjeje në një kazino të paligjshme në vitin 2021, policia konfiskoi telefona që përmbanin prova të qarta se lojtarë të Premier League kishin marrë pjesë në manipulime rezultatesh, përfshirë baste mbi kartonë të verdhë, goditje këndi dhe elementë të tjerë të lojës.

Gardare ka qenë gjithashtu në qendër të një hetimi të gjatë 18-mujor që ekspozoi ish-mesfushorin e Manchester City, Dickson Etuhu, i cili u dënua për përpjekje për të trukuar ndeshje në Suedi dhe u përjashtua për pesë vite nga futbolli.

Megjithatë, ndonëse provat e reja që dolën nga hetimi i fundit konsiderohen “të qarta dhe të pakontestueshme” sipas Gardare, policia suedeze vendosi të mos e çonte më tej çështjen. Telefona me të dhëna të rëndësishme mbeten ende të sekuestruar nga autoritetet në Stokholm.

“Kam punuar me qindra raste të trukimit të ndeshjeve, por ky ishte më i qarti nga të gjithë. Është e pamundur të injorohet kur e sheh të dokumentuar në një celular të konfiskuar,” tha Gardare për Daily Mail.

Federata Suedeze e Futbollit ka konfirmuar se mori informacion “të përgjithshëm” nga policia lidhur me manipulimin e ndeshjeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, por pa detaje specifike për shkak të sekretit hetimor.

Nga ana tjetër, Premier League deklaroi për mediat britanike se “nuk është në dijeni të kësaj çështjeje” dhe se kompetencat për hetime të tilla i takojnë Federatës Angleze të Futbollit (FA).

Lexo edhe :  FSHF, hidhet shorti! Zbardhen kalendarët për kampionatet U-19, U-17, U-16 & U-15

Kujtojmë se vetëm një vit më parë, sipas një raportimi të The Telegraph, të paktën pesë lojtarë të Premier League ishin kontaktuar nga rrjete ndërkombëtare të basteve të paligjshme për të ndikuar në ndeshje. m.p.

Të fundit

Tragjedi në dasëm, vritet dhëndri 23-vjeçar

Një dhëndër ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat festive gjatë dasmës së tij...

Plotësohen vendet vakante në bashkinë e Elbasanit, 18 administratorë të rinj

Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja ka njoftuar plotësimin e vendeve vakante në bashki pas shkarkimeve në masë në administratë si një reformë e ndërmarrë...

Operacioni i SPAK në Tiranë, IMT reagon për arrestimet

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka reaguar fill pas operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) në bashkëpunim me Policinë e...

Babai u masakroi të ëmën, fëmijët e Mariola Nakolecit do të jetojnë me tezen

Katër fëmijët e Marjola Nakolecit, 36-vjeçarja e masakruar me thikë nga bashkëshorti Pandeli Nakoleci në Volos të Greqisë, do të jetojnë me tezen e...

I dërguari palestinez në OKB: Sulmi në spital i paramenduar

Sulmi i dytë izraelit në spitalin Nasser në Gaza ishte "i paramenduar", thotë ambasadori palestinez në OKB. "Sulmi i dytë në spitalin Nasser ishte një...

Lajme të tjera

Web TV