Conference League, Dinamo gati për polakët e Jagiellonia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në mbrëmje Dinamo shpreson te përmbysja e madhe edhe pse në letër misioni është thuajse i pamundur. Pas disfatës 3-0 në takimin e parë , kryeqytetasit tani presin në Tiranë polakët e Jagiellonias për ndeshjen e kthimit në Play Off-in e Conference League.

Skuadra mbylli përgatitjet dhe tani është gati për polakët ndonëse grupi nuk është i plotë. Qefalija dhe Dita janë bashkuar me grupin por nuk besohet se trajneri Daja do ti aktivizoje dy lojtaret qe nga minuta e pare.

Në konferencën për shtyp, trajneri kryeqytetas, theksoi se nuk ka presion, djemtë do të japin maksimumin për një rezultat pozitiv.

“Sigurisht që përballë kemi një ekip shumë të fortë që u pa edhe në ndeshjen e parë. Në edicionin e kaluar u eliminua në çerekfinale nga Betis. Duke i shtuar kësaj nivelin e vështirësisë se edhe ne kemi mungesat tona, qoftë me lojtarë që janë larguar, e që nuk janë zëvendësuar, se edhe pse kanë ardhur të rinj, duhet kohë që të ingranohen në pjesën tjetër të grupit. Kemi lojtarë që janë afruar në seancën e djeshme por vijnë nga një mungesë një apo dyjavore, që do të thotë që edhe nëse nesër i përdorim, i përdorim në minutazh të kufizuar. Kështu që do të bëjmë më të mirën e mundshme për të bërë një ndeshje që të paktën, të prezantojmë sa më mirë të jetë e mundur veten tonë. Duke parë e duke bërë pastaj, se kurrë mos thuaj kurrë në futboll, por është një mision shumë i vështirë për ne.” m.p.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV