Frikë nga programi bërthamor, bota po rikthen sanksionet e OKB kundër Iranit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë filluar procesin e rivendosjes së sanksioneve të mëdha të OKB-së ndaj Iranit. Masat ishin hequr sipas një marrëveshjeje të vitit 2015.

Kjo lëvizje vjen në një kohë, kur tensionet po përshkallëzohen përsëri mbi programin bërthamor të Iranit.

Ky veprim do të aktivizojë të ashtuquajturin mekanizëm rikthimi, i cili mund të rezultojë në rikthimin e sanksioneve brenda 30 ditësh.

Të treja vendet, pjesëmarrëse në marrëveshjen e vitit 2015, paralajmëruan dy javë më parë se ishin gati ta bënin këtë nëse Irani nuk pranonte një “zgjidhje diplomatike” deri në fund të gushtit.

Bisedimet midis Iranit dhe SHBA-së mbi programin e tij bërthamor nuk kanë rifilluar që nga qershori, kur SHBA-të bombarduan 3 baza bërthamore iraniane dhe Teherani u ndaloi inspektorëve të mbështetur nga OKB-ja të hynin në objektet e tij. m.p.

Të fundit

Gjendet i pajetë në brigjet spanjolle Miklovan Danaj

I raportuar i zhdukur nga familjarët që prej muajit maj, shkodrani Miklovan Danaj është gjetur i vdekur në bregdetin...

Zhegrova kalon testet mjekësore te Juventusi, paga e tij 52 mijë euro në javë

Edon Zhegrova është futbollisti më i ri i Juventusit. Paraditen e sotme, sulmuesi kaloi testet mjekësore në Torino. Paga e tij do të jetë...

“Futbolli i Arsenalit është i shëmtuar, më vjen keq”

Legjenda Peter Schmeichel ka kritikuar lojën e Arsenalit, referuar ndeshjes me Liverpool (The Reds fituan 1-0 me gol fantastik nga Szboloszlai). “Me thënë të drejtën,...

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Evropë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është...

Putin: Kam arritur marrëveshje me Trump për paqen

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se ka arritur "marrëveshje" me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë takimit të tyre në Alaskë muajin e kaluar,...

Lajme të tjera

Web TV