Erion Braçe: Veproni, mijëra njerëz po grabiten!

Deputeti socialist Erion Braçe vijon denoncimet për skemat piramidale online në rrjetet e tij sociale. Këtë herë, deputeti ka denoncon dy kompani që po mashtrojnë qytetarët online, me investime në kriptovaluta, teksa bën thirrje për vigjilencë.

Braçe shprehet se tani kanë ndërprerë daljen nga platforma, duke mos lejuar që të marrin pas paratë që kanë investuar. Ai i bënë thirrje Policisë së Shtetit dhe SPAK që të veprojë.

Reagimi i plotë:

Beteja me piramidat online! Xuexa ju nëninterpreton viktimat, duke ju bllokuar daljen nga platforma dhe tërheqjen e parave, kjo ndodhi që nga dje!

Të gjithë ata nga Divjakë e Lushnjë, që kanë tentuar të dalin dje dhe sot nga Xuexa, kanë hasur vështirësi për të dalë dhe për të tërhequr paratë.

Ata duhet të kalojnë nga muri i tyre në platformë, për të transferuar paratë në Binance dhe më pas për të vazhduar për të tërhequr cash në Kosovë! (Albin, di ndonjë gjë për këtë?)

Shenja e dytë më e qartë e piramidës është kjo! A e mbani mend rrapushin manual? Tregojani fëmijëve që të bindën më në fund!

Për banorët e Divjakës e Lushnjës, të cilët janë zhytur në këtë piramidë online, kam tani këtë lutje:

Dje në mbrëmje, pasi u ndaluan të dilnin nga Xuexa, ata u njoftuan në Telegram për një grup të ri dhe një platformë të re, ku do të transferoheshin paratë e tyre!

Mooooos e hani edhe këtë gënjeshtër! Boooooll, ju kanë gënjyer e grabitur! Boooooll! Një thirrje kam për Policinë e Shtetit, Krimin Kibernetik, Krimin Ekonomik dhe Financiar, Prokurorinë e Fierit, Tiranës, dhe SPAK-un gjithashtu:

Nxitoni, nxitoni, njerëzit e Xuexa janë ende në Divjakë dhe Tiranë; veproni, sepse mijëra njerëz po grabiten!