Raporti 3-mujor, cila bashki mban rekord për numrin e lejeve të ndërtimit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkitë në vend kanë dhënë 352 leje ndërtimi gjatë 3 mujorit të dytë të vitit nga të cilat 156 janë miratuar vetëm në qarkun e Durrësit.

Në krahasim me periudhën prill-qershor 2024, numri i lejeve është i njëjtë, por diferencën e bën sipërfaqja, e cila rezulton të jetë rreth 70% më e vogël. Pra, nëse vitin e kaluar u miratua të ndërtohej në një sipërfaqe toke 845 mijë metër katror, këtë vit ndërtuesit do të shfrytëzojnë hapësirë me sipërfaqe 280 mijë metër katror.

Bie në sy se pjesa më e madhe e kërkesave lidhet me ndërtimin e banesave, me një ose 2 kate, 4 do të jenë rezidenca, 9 hotele dhe 21 ndërtesa tregtare. Përveç Durrësit, hov ndërtimor do të ketë edhe Korça e Shkodra, të cilat shihen me potencial në aspektin e zhvillimit të turizmit për vitet në vazhdim.

Sipas INSTAT, që ka përpiluar raportin, vlera e përgjithshme e kostove të ndërtimit me lejet e autorizuara nga bashkitë këtë periudhë arrin 20 miliardë lekë. m.p.

Të fundit

Keni parë ndonjëherë një Bentley prej druri të shitet për gati 100 mijë dollarë?

Një Bentley Continental GT i veçantë është ndërtuar tërësisht prej druri, duke e kthyer makinën luksoze në një skulpturë...

Kërcënimi i Netanyahut: Jemi gati të aneksojmë pjesë të Bregut Perëndimor

E vërteta dramatike është se në Gaza vazhdohet të vdesin. Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë qenë të paktën 66 viktima të sulmeve ajrore...

VIDEO/ Analiza në PD: Nga lart-poshtë, por Berisha “amnistohet”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka deklaruar se analiza për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit duhet të nisë “nga lart-poshtë”. Sipas tij,...

“Ka emra shumë interesantë”, çfarë deklaroi Kryemadhi në SPAK?

Monika Kryemadhi, është paraqitur sot, 1 shtator, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK). Në një prononcim për mediat, Kryemadhi deklaroi se po...

Ndërhyrja ruse në GPS-in e avionit të Von Der Leyn, reagon Komisioni Europian

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se avioni që transportonte presidenten Ursula von der Leyen ka hasur ndërhyrje të qëllimshme në sinjalin e tij...

Lajme të tjera

Web TV