Shembet me 80 kg tritol resorti i ndërtuar pa leje nga ish-drejtuesi i IMT

Resorti i ndërtuar pa leje nga ish-kreu i arrestuar i IMT-së në Durrës, Ardian Halili, u shemb këtë të premte me shpërthim të kontrolluar.

Shembja e godinës dykatëshe u krye nga forcat xheniere, ndërsa strukturat e tjera më të vogla u prishën me fadromë.

Nga verifikimet rezulton se kompleksi turistik ishte ndërtuar pa leje në një sipërfaqe prej 5,600 m².

Brenda tij ndodheshin dhoma hoteli, 11 garsionera, një pishinë, një ambient sportiv dhe një restorant.

Ndërtimi kishte nisur në vitin 2018 dhe vijoi gjatë periudhës kur Halili drejtonte Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit në Durrës, post të cilin e mbajti deri në vitin 2021. m.p.