Zyrtare: FSHF zgjedh njeriun e ri që do zbulojë talentet shqiptare të futbollit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tefik Osmani është emëruar Drejtor i ri i Departamentit të Skautizmit në Federatës Shqiptare të Futbollit.

Osmani gëzon një karrierë të gjatë dhe të rëndësishme si futbollist, duke qenë pjesë e klubeve të njohura si Skënderbeu, Tomori, Partizani, Elbasani, Tirana, Teuta, Vllaznia, si dhe Metalurg Zaporizhya në Ukrainë. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e Kombëtares shqiptare.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Osmani ka ushtruar me sukses detyrën e drejtorit sportiv te klubet Tirana dhe Vllaznia. Në rolin e tij të ri në FSHF, ai do të angazhohet në procesin e identifikimit dhe ndjekjes së talenteve shqiptare, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij, me qëllim përfshirjen e tyre në ekipet kombëtare të moshave dhe ato përfaqësuese.

Ky rol është mbajtur më parë me profesionalizëm dhe kompetencë të lartë nga Ardi Behari, i cili do të vijojë karrierën e tij në Departamentin e Edukimit në FSHF, ku do të merret me organizimin e kurseve për trajnerët dhe zhvillimin e programeve edukative.

Drejtoria Teknike e FSHF-së shpreh vlerësimin e saj për punën e palodhur të bërë nga Behari në Departamentin e Skautizmit dhe për kontributin e çmuar gjatë kësaj periudhe. m.p.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV