Kim Jong Un takon familjarët e ushtarëve të vrarë në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri i Korësë së Veriut, Kim Jong Un ka takuar familjet e ushtarëve që kanë humbur jetën teksa luftonin përkrah trupave ruse kundër Ukrainës, duke i shprehur atyre ngushëllimet më të thella.

Ai i priti ata me një ceremoni speciale dhe iu dhuroi portrete të djemve të vrarë, të mbështjella me flamurin e Koresë së Veriut.

Sipas autoriteteve të Koresë së Jugut, fqinji verior ka dërguar rreth 15,000 ushtarë për të mbështetur Rusinë, duke marrë si këmbim ndihma në ushqime dhe teknologji. Deri tani, Koreja e Veriut ka pranuar se disa nga ushtarët e saj janë vrarë, dhe vlerësimet flasin për rreth 600 të vdekur.

Kim tha se ishte shumë i trishtuar që nuk mundi t’i sillte ushtarët e vrarë gjallë duke premtuar se do të ndërtonte një monument për ta dhe do të kujdesej për fëmijët e tyre.

Pas ceremonisë, Kim pritet të takojë Vladimir Putin në Kinë për një paradë ushtarake, duke thelluar bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve. m.p.

Të fundit

Berisha po e bën gati, ka zgjedhur njeriun që do bëhet kryetar i PD

Një ditë më parë, kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 Majit, Andi Mustafaj, njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i...

Shijak/ Leva, grushte e shqelma, “të fortët” përplasen në rrugë

Një aksident i rëndomtë i ndodhur ditën e sotme në zonën e Shijakut, është kthyer në burim sherri mes personave të përfshirë. E ndërsa nuk...

Korçë/ Mjeti përplas gruan me biçikletë, me urgjencë në spital

Aksident në unazë të qytetit të Korçës. Një mjet përplas një grua e cila ka qenë me biçikletë. Ambulanca ka marrë menjëherë të lënduarën për ta...

Përse po takohet Altin Dumani me zyrtarin e lartë të DASH?

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ndodhet këtë të martë në SHBA, aty ku pritet të ketë një takim të nivelit të...

11-vjeçari qëllohet për vdekje teksa po bënte sfidën në TikTok

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Amerikë ku një i mitur humbi jetën pas një sfide në TikTok. Mediat e...

Lajme të tjera

Web TV