Makina në Tiranë, gjobën e vuri Rrugorja në Tepelenë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qytetar ka denoncuar se i është vendosur një gjobë në mënyrë të paligjshme nga Rrugorja e Tepelenës, ndërsa pretendon se makina ishte në Tiranë.

“Po na vendosin gjoba pa qenë fare në ato vende”, ishte reagimi i qytetarit, që denoncoi publikisht se është gjobitur në një qytet tjetër, kur fizikisht mjeti rezultonte në një tjetër vend nga ai që ishte shënuar në fletën e gjobës.

Menjëherë pas denoncimit dhe pretendimit të qytetarit, ka ardhur edhe reagimi i Policisë Rrugore Gjirokastër.

“Policia Rrugore Gjirokastër në vijim të kontrolleve intensive me dron dhe me radar, me qëllim sigurinë rrugore, më datën 26.08.2025, kanë instaluar radarin automatik në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës” në vendin e quajtur “Lapidari”, Mogila, ku në orën 15:34, është konstatuar automjeti tip “Volkswagen Tiguan”, duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara. Meqënëse radari është automatik, punonjësi i Policisë në përfundim të shërbimit, ka plotësuar masat administrative bazuar në pamjet filmike të regjistruara nga radari automatik. Drejtuesi i automjetit në rast kontestimi, Policia Rrugore do t’i vendosë në dispozicion pamjet filmike dhe orën e konstatimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Qytetari tha se është gjobitur në vlerën 1000 lekë, me pretendimin se mjeti i tij ka kryer shkelje në qytetin e Tepelenës, më datë 26 gusht 2025, ora 22:07. Ndërkohë, nga të dhënat e siguruara nga GPS-i i makinës, rezultoi se automjeti në atë moment ndodhej në kryeqytet. m.p.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV