Stuhia lë pa drita Gjirin e Lalzit, Hamallajn dhe Xhafzotajn

Pasojat e stuhisë që përfshiu ditën e sotme vendin tonë, kanë lënë pa energji elektrike zonën e Gjirit të Lalzit, Hamallaj, Manzës dhe Xhafzotajt.

Mësohet se shkak për këtë është bërë dëmtimi i linjës kryesore të furnizimit me energji 110 KË në Durrës.

Mësohet se ekipet e OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës. m.p.