Stuhia në Fier, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra

Stuhia në Fier kalon pa probleme, por zonat periferike veçanërisht ato në bregdet janë pa energji elektrike.

Reshjet e dendura të shiut me erë të fortë dhe shkarkesa elektrike nisen me intensitet në zonën bregdetare ndërsa në qytet fuqia e tyre ishte më e ulët.

Megjithë përmbytjet sipërfaqësore të rrugëve, nuk ka bllokim të qarkullimit rrugor. Stuhia ka  dëmtuar disa pjesë të linjës se furnizimit me energji. Aktualisht pa energji janë të gjithë fshatrat e zonës bregdetare si dhe disa fshatra në Mallakastër./kb