Trump: Garancitë e sigurisë për Kievin do të ofrohen kryesisht nga Evropa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Garancitë e sigurisë për Ukrainën do të ofrohen kryesisht nga vendet evropiane, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i ndihmojnë ato, ishte deklarata e presidentit të SHBA-ve Donald Trump në një intervistë me The Daily Caller .

Trump u pyet nëse do të merrte në konsideratë t’i ofronte Ukrainës mbështetje ajrore si pjesë e garancive të tilla të sigurisë ndërsa u përgjigj: “Ndoshta do të bëjmë diçka. Dëgjoni, do të doja të shihja që diçka të zgjidhet. Ata nuk janë ushtarët tanë, por vriten pesë deri në shtatë mijë njerëz, kryesisht të rinj, çdo javë. Nëse do të mund ta ndaloja këtë dhe të kisha një aeroplan që fluturonte në ajër herë pas here, do të ishin kryesisht evropianët, por ne, ne do t’i ndihmonim ata. Ata, e dini, kanë nevojë për diçka, dhe ne do t’i ndihmonim nëse do të mund të bënim diçka”, tha ai, duke theksuar se nuk ka ndërmend të dërgojë trupa amerikane në Ukrainë.

“Nuk mendoj se mund të zgjidhet pa një lloj garancie sigurie dhe nuk do të kemi ushtarë në terren apo ndonjë gjë tjetër. Por nëse mund ta ndihmojmë Evropën”, shtoi Trump.

Trump deklaroi më tej se konflikti në Ukrainë “nuk është një luftë e SHBA-së” dhe se ai e trashëgoi atë nga paraardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë. “Unë e trashëgova këtë luftë. Dhe e tëra çfarë po përpiqem të bëj është ta shuaj flakën”.

Më parë, në një intervistë me Fox Neës, Presidenti i SHBA-së vuri në dukje se garancitë e sigurisë për Ukrainën nuk mund të përfshijnë mbrojtje nën NATO-n. Në të njëjtën kohë, ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme të ndihmonin Evropën. m.p.

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV