Shqiptari rreh dy infermiere në dhomën e urgjencës

Një ngjarje e paparecedentë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit Imperia në Itali, ku dy infermiere u sulmuan nga një shqiptar i dehur.

Sipas mediave italiane agresori është 41-vjeçari shqiptar që jeton në Sanremo, me precedentë penalë dhe i liruar së fundmi nga arresti shtëpiak.

Dy punonjëset e kujdesit shëndetësor thuhet se pësuan lëndime të rënda. Shqiptari mbërriti në dhomën e urgjencës me ambulancë rreth orës 19:30, pastaj filloi të sillej në mënyrë të vrazhdë. Për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e disa oficerëve.

Lidhur me incidentin ka reaguar edhe nënkryetari i Rajonit të Ligurias, Alessandro Piana, i cili shprehu solidaritetin e tij me dy infermierët dhe pacientët e tyre.

“Është e papranueshme që ata që refuzojnë trajtimin dhe rregulloret të jenë ende të lirë të qarkullojnë: ky individ duhej të ishte përjashtuar shumë kohë më parë dhe nuk duhej të kishte qenë kurrë në një dhomë urgjence, e cila duhet të mbetet një vend i sigurt për stafin dhe qytetarët. m.p.