Turistët dhe emigrantët po shtojnë numrin e pikave të këmbimit valutor. Sasia përherë e më shumë në rritje e euros, dollarit apo paundit, ata po sjellin çoi në 642 numrin e exchange në vend. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në krahasim me 2023-shin, numri i zyrave të këmbimit të valutave u shtua me 22.
“Ndikim ka pasur edhe fakti se sot Zyrat e Këmbimit Valutor po shërbejnë jo vetëm si Exchange por edhe për dërguar e marrë para. Le të themi që po shërbejnë si “one stop shop”, thotë për A2 CNN Dritan Vakaj, kryetar i Shoqatës së Këmbimit Valutor.
Pjesa më e madhe nga turizmi dhe eksportet, ndjekur nga investimet e huaja dhe dërgesat e emigrantëve… vetëm nëpërmjet këtyre kanaleve në vend gjatë vitit të shkuar hynë mbi 12 miliardë euro. Për aktorë të tregut valutor, shtimi i Ecxhange vjen edhe si pasojë e komisioneve të larta të bankave.
“Njerëzit duan tarifa të lira dhe këto i gjejnë te Exchange. Çdo boshllëk i krijuar nga sistemi bankar mbushet nga këto tipologji biznesesh”, thekson Vakaj./kb