Ish-deputeti i Partisë Demorkatike, Myslim Murrizi, ka akuzuar ashpër deputetët demokratë se kanë heshtur për aferat qindra milionëshe të qeverisë Rama. Ai tha se katër koncesionet mbi 100 milionë euro të Ministrisë së Shëndetësisë vazhdojnë të shpërblehen me tenderë të rinj, ndërsa opozita nuk reagon. Sipas Murrizit, drejtues të spitaleve dhe institucioneve kanë dhënë “qoka” financiare pas zgjedhjeve kompanive të lidhura me pushtetin. Ai akuzoi deputetët e PD-së se nuk guxojnë të flasin për shkak të ndikimeve të huaja dhe pazareve politike. Murrizi përmendi emra konkretë nga Greqia, Turqia, Kina, Arabia, Franca dhe Italia, duke thënë se këto interesa po grabisin shqiptarët. Ai shtoi se edhe aferat brenda vendit, si kullat në Tiranë apo tenderët e miellit serb, mbeten pa asnjë denoncim nga opozita.
“Një nga katër koncesionet mbi 100 milion euro të ministrisë së shëndetësisë, Janis Karathanos vazhdon të “qeraset” me tenderë disa milionëshe nga qeveria dhe asnjë fjalë nuk belbëzojnë “denoncues” deputetët e PD. Edhe drejtoresha e spitalit rajonal Fier, Znj. Rudina Degjoni, ia bëri një “qokë” të vogël 500 milionëshe pas zgjedhjeve “patriotit” Janis Karathanis nga Greqia. Hë mo pse nuk belbëzoni asnjë fjalë? As me gojë e as me CHAT GPT nuk flisni dot ë? Për Allajbeun e dializës dhe pas mbetjeve toksike të KURUM-it “nuk ju lë” turku të flisni. Për Janis Karathanis “nuk ju lë” greku si duket. Për hajdutin e Bankersit Xing Fu Xhu “nuk ju lë” Kina. Për portin e Alabarit “nuk ju lë” Arabi. Për gjobën 100 milion euro që i fali Anila Denaj bankersit “nuk ju lë” Rama të flisni.
Për tokën që i fali Rama Melonit në Gjader “nuk ju lë” Italia të flisni. Për Freeshopin në Rinas “nuk ju lë “Macroni i Francës se u lodh e erdhi vetë i shkreti për kontratën. Për ishullin e Sazanit jeni tredhur se ju “vret” Amerika, presidenti TRUMP që ju mendoni se do e bëni mik, por ai nuk fshin mangallin me ju. Për kullat male të politikanëve hale në Tiranë nuk flisni se nuk ju lë vetja. Për miellin dhe prodhimet serbe “nuk ju lë” Vuçiçi. Po gjeni ndonjë aferë bullgare, kosovare ose nga këta fatkeqet e Palestinës pra qe t’iu shoh të flisni se kaq “parimorë” sa jeni qe nuk doni të “prishni” marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me vendet që vjedhin shqiptarët. Zor se mund të belbëzoni për ndonjë koncension apo falje copash nga toka shqiptare”, shkruan Murrizi në rrjetet sociale.
Murrizi shpërthen sërish: Vila luksi në Kuç, a ka kurajë Rama t’i shembë me tritol?
Ndërkohë ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sërish me akuza të forta ndaj pushtetit, këtë herë për ndërtimin e disa vilave luksoze në fshatin Kuç të bashkisë Vorë. Ai thotë se tokat janë blerë nga banorët dhe më pas janë ndërtuar vila nga “hajdutët e pushtetit”, të cilët sipas tij janë vendosur aty si “grup shokësh”. Murrizi kërkon hetim nga prokuroria dhe transparencë mbi burimin e parave të pronarëve. Madje ai sfidon qeverinë dhe SPAK-un duke pyetur nëse ka guxim të prishë këto ndërtime me tritol, ashtu siç po vepron me rastet e tjera. “Këto vila janë në fshatin Kuç të bashkisë Vorë, në kufi me njësinë administrative Ndroq. Sa larg keni ikur mor kokrra hajdutësh! Meqenëse ky fshat është dhe vendlindja e ish-kryetarit të bashkisë Vorë, z. Fiqo Ismaili, rrugën për të shkuar këtu e ka shtruar Fiqo kur ishte kryetar bashkie.
Më pas, u ka pëlqyer edhe hajdutëve të pushtetit të sotëm dhe, pasi kanë “blerë” tokat nga banorët, janë “rehatuar” si grup shokësh, duke ndërtuar vilat si komshinj të mirë. Një pyetje kam për bashkinë Vorë, IMT dhe IKMT, meqenëse Rama ka filluar të përdorë tritolin për ndërtime pa leje: A kanë leje ndërtimi këto vila dhe nëse po, në emër të kujt janë dhe a gjen dot 5 minuta kohë ndonjë nga prokurorët e brekëve dhe të Bektash autokombajerit në SPAK t’i hetojë se kush është burimi i parave të atyre që i kanë këto vila? Dhe nëse janë pa leje ndërtimi, që ka shumë mundësi të jenë, a ka bythë qeveria pa bythë e Ramës t’i prishë me tritol? Kush i gjen se të kujt janë vilat, ka një drekë falas. Përjashtohen nga ky “bast” banorët e fshatit Kuç me mbiemër Cali, që janë komshinj me këta “agallarë””, shprehet Murrizi në një reagim tjetër në rrjetet sociale./E.T