Berisha: Kartelet e drogës po përleshen për postin e ministrit të Brendshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama deri më tani ka heshtur për emrat e kabinetit të ri qeveritar. Ndryshe nga ai, Sali Berisha flet me emra teksa pohon se lufta më e madhe po bëhet për Ministrinë e Brendshme. Në një konferencë për mediat, lideri i Partisë Demokratike deklaroi se kartelet e drogës po përplasen me njëri-tjetrin, për të influencuar zgjedhjet e Kryeministrit.

“Priten përleshje të mëdha midis tyre, kush të marrë Ministrin e Brendshëm. Troplinët me Agasin janë për Vlora Hysenin. E keni marrë vesh besoj. Të tjerë janë për atë Dyrmishin. Ata e lanë Arkend Ballën dhe duan Vlorën tani. Këta të Elbasanit nuk heqin dorë nga Taulanti. Tani, betejat po zhvillohen midis klaneve, karteleve të drogës”, tha Berisha.

Kryedemokrati komentoi edhe idenë për ndryshimin e strukturës së komisioneve parlamentare, ku tashmë integrimi pritet të mos drejtohet nga opozitarët. “Komenti im është ky. Edi Rama i tmerruar nga krimet që ka kryer, nga farsa elektorale, nga damkosja tani me vetëkuptim, si anëtar i organizatës kriminale Sorosiane, është i aftë të marrë çdo vendim në verbëri. Por ju garantoj ju, se opozita do të qëndrojë fuqishëm me dritën e transparencës”.

Premtoi se shumë shpejt do të nisë aksioni opozitar, por luftën si fillim po e bën me Xhorxh Soros, të cilin e sulmoi sërish lidhur me vendimin e Presidentit të SHBA, Donald Trump, që kërkoi hetim për aktivitetin e tij. “Unë i bëj thirrje FBI-së të hetojë me hollësi të gjitha udhëtimet e çarterit të Edi Ramës dhe të gjitha udhëtimet e çarterit të Aleks Soros për të kuptuar të gjithë dimensionin e veprimtarisë kriminale të këtyre delinkuentëve ndërkombëtarë. Garantoj Edi Ramën se PD do bëjë gjithçka për desorosizimin e këtij vendi, për të nxjerrë Shqipërinë nga narkoshtet, republikë e Xhorxh Sorosit, në një republikë të ligjit, qytetarëve të saj”.

Lexo edhe :  Gjendet i pajetë në brigjet spanjolle Miklovan Danaj

Berisha edhe në këtë konferencë kërkoi reagim nga kryeministri për këtë çështje. m.p.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV