E pazakontë në Kinë/ Burri padit farmacinë pasi i zbuloi tradhtinë: Shkatërroi dy familje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pazakontë në provincën Guangdong të Kinës ka bërë bujë në rrjetet sociale, ku një burrë i martuar ka akuzuar një zinxhir farmacie se “i shkatërroi martesën”. Arsyeja? Ai pretendon se përmes një telefonate rutinë të farmacisë, gruaja e tij zbuloi lidhjen jashtëmartesore që ai kishte.

Sipas raportimeve, burri tentoi të blinte pilula kontraceptive përmes një aplikacioni të farmacisë, por për shkak të një problemi me sistemin e pagesave, transaksioni nuk përfundoi. Stafi i farmacisë, duke u përpjekur të konfirmonte porosinë, telefonoi numrin e regjistruar në kartën e anëtarësisë, që rezultoi të ishte i gruas së tij. Gjatë bisedës, gruaja u informua se produkti ishte kontraceptiv, duke zbuluar kështu gjithçka.

Në një postim në rrjetin social Weibo, burri ka shprehur zemërimin e tij dhe ka pyetur publikisht nëse farmacia duhet të mbajë përgjegjësi, duke pretenduar se tani “dy familje janë në prag të shkatërrimit”. Ai madje ka publikuar faturën, bisedën dhe një raport të bërë në polici.

Megjithatë, ekspertët ligjorë në Kinë janë skeptikë ndaj mundësisë për një gjyq të suksesshëm. Avokati Fu Jian ka deklaruar se shkaktuesi i prishjes së martesës është tradhtia, dhe telefoni i farmacisë ishte një veprim rutinë për verifikimin e porosisë.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale kineze, ku shumë komentues e kanë përqeshur burrin, duke shkruar se po kërkon dëmshpërblim për “gabimet e veta”.

Ekspertët gjithashtu e kanë krahasuar këtë rast me një ngjarje të ngjashme në SHBA në vitin 2018, ku një burrë pretendoi se një farmaci kishte zbuluar një medikament për disfunksion erektil, duke çuar në divorc./e.t

Të fundit

Kërcënimi i Netanyahut: Jemi gati të aneksojmë pjesë të Bregut Perëndimor

E vërteta dramatike është se në Gaza vazhdohet të vdesin. Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë qenë të paktën...

VIDEO/ Analiza në PD: Nga lart-poshtë, por Berisha “amnistohet”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka deklaruar se analiza për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit duhet të nisë “nga lart-poshtë”. Sipas tij,...

“Ka emra shumë interesantë”, çfarë deklaroi Kryemadhi në SPAK?

Monika Kryemadhi, është paraqitur sot, 1 shtator, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK). Në një prononcim për mediat, Kryemadhi deklaroi se po...

Ndërhyrja ruse në GPS-in e avionit të Von Der Leyn, reagon Komisioni Europian

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se avioni që transportonte presidenten Ursula von der Leyen ka hasur ndërhyrje të qëllimshme në sinjalin e tij...

Përplasi makinat e parkuara i dehur, AMP arreston policin e “Shqiponja-ve”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajon Kavajë-Durrës ka njoftuar këtë të martë arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë, Inspektor A. B., i cili...

Lajme të tjera

Web TV