Kujdestarja në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” është vënë nën hetim nga Policia e Tiranës pas denoncimit të ditës së djeshme në media ku shihej sesi ajo keqtrajtonte fëmijët e qendrës.
E identifikuara me iniciale A. L., 35 vjeç, dyshohet të ketë konsumuar veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Ditën e djeshme u publikua një video kur kujdestarja i ulëriste fëmijëve në qendër dhe i ushtronte presion për të ngrënë bukë. Fjalori që ajo përdor kundrejt tyre nuk është aspak i përshtatshëm, përkundrazi është kërcënues dhe ofendues. m.p.