Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u shpall “i përmbyllur” nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, gjatë seancës konstituive të mbajtur më 30 gusht.

Kështu u tha në njoftimin për media të lëshuar nga Presidenca pas takimit të presidentes, Vjosa Osmani, me kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, të hënën, më 1 shtator.

“Në këtë takim, kryetari Basha e ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, presidentja Osmani e ka informuar kryetarin Basha se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, u tha në njoftim.

Sipas Presidencës, Osmani do të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, me qëllim që të garantohet stabiliteti institucional dhe “respektimi i vullnetit të qytetarëve të Kosovës”.

Ndërkaq, Basha më herët gjatë ditës tha se takimi me Osmanin ishte njoftues.

“Presidentja nuk ka dhënë mendim. Ajo vetëm se ka dëgjuar arsyetimin tim [për seancën konstituive]”, tha Basha për gazetarët.

Gjatë seancës konstituive të 30 gushtit, Basha hodhi në votim, përmes shortit, kandidatët e mbetur për nënkryetarë të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb. Pasi asnjëri prej tyre, gjatë tri herëve që u hodhën në votim, nuk mori 61 votat e nevojshme, Basha tha se Kuvendi duhet të vazhdojë punën dhe e shpalli të “përmbyllur” procesin e konstituimit.

Ky vlerësim i Bashës hasi në kundërshti nga partitë e tjera parlamentare.

“Ne si Kuvend nuk kemi mundësi tjetër se si të vazhdojmë në lidhje me nënkryetarin që vjen nga pakica serbe, prandaj, në këtë rast, konsiderojë se e kemi ezauruar edhe pikën e katërt të rendit të ditës, konsideroj se kjo seancë konstituive është e mbyllur”, deklaroi Basha.

Lexo edhe :  Ka apo s’ka Kuvend në Kosovë?

Më pas, ai thirri një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit për të hënën e 1 shtatorit. Në të morën pjesë vetëm nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe ajo nga radhët e komuniteteve joserbe, Emilija Rexhepi. Mosprania e nënkryetares së Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, dhe nënkryetarit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, bëri që mbledhja të dështonte në mungesë të kuroumit. m.p.

Të fundit

Ambasadori amerikan: SHBA do stabilitet në Ballkan

Në një nga panelet e Forumit Strategjik të Bledit, ambasadori amerikan në NATO, Matthew G. Whitaker, tha se Shtetet...

BE jep 1 milion euro fonde dhe 130 ton pajisje për Afganistanin

ashkimi Europian ka ofruar 1 milion euro fonde dhe rreth 130 ton pajisje si ndihma humanitare për Afganistanin, që është goditur nga një tërmet...

Grupet kriminale nga Ballkani po zgjerojnë rolin e Afrikës në tregtinë e kokainës

Grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor, të cilat janë ndër trafikanët kryesorë të kokainës në Evropë, po konsolidojnë praninë e tyre në Afrikën Perëndimore, duke...

Sondazhi: Shqipëria, më entuziastja për anëtarësimin në BE

Një sondazh i publikuar së fundmi nga Eurobarometri tregon se 56% e qytetarëve të Bashkimit Evropian janë në favor të zgjerimit të mëtejshëm të...

Fermeri italian që kultivon grurë në Vlorë: Do iki nga Shqipëria!

Prej shtatë vitesh, në fshatin Vllahinë të Vlorës jeton e punon Michele Ricci, një fermer italian i martuar me shqiptare. Ai investoi në Vllahine...

Lajme të tjera

Web TV