Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të jashtëzakonshëm: pa fonde të reja qeveritare, mund të detyrohet të mbyllë dyert e tij.

Muzeu thotë se një mungesë në mbështetjen shtetërore kërcënon një plan rinovimi prej 104 milionë eurosh dhe bashkë me të sigurinë e pikturave, dhe të ardhmen e një prej monumenteve kulturore më të vizituara të Holandës.

“Nëse kjo situatë vazhdon, do të jetë e rrezikshme për artin dhe për vizitorët tanë. Kjo është gjëja e fundit që duam – por nëse vjen deri këtu, do të na duhet ta mbyllim ndërtesën.”- është shprehur në një deklaratë për mediat drejtoresha e muzeut.

Në vitet e fundit, muzeu ka vazhduar të tërheqë audienca të mëdha, ku janë raportuar afërsisht 1.8 milion vizitorë në vitin 2024 duke e bërë atë muzeun e dytë më të vizituar të Amsterdamit.

Por drejtimi i një muzeu të suksesshëm ka një kosto për mirëmbajtjen e tij.

Prandaj, Muzeu Van Gogh ka hartuar “Masterplanin 2028” një program trevjeçar me mirëmbajtje thelbësore, zëvendësim teknik dhe punime qëndrueshmërie, me një buxhet prej 104 milionë eurosh.

Muzeu thotë se mund të mbulojë pjesë të projektit nga rezervat, por argumenton se ka nevojë për një kontribut vjetor të garantuar shtetëror prej rreth 11 milionë eurosh për të financuar punimet dhe për të ndërtuar një rezervë mirëmbajtjeje afatgjatë.

Fondacioni Vincent van Gogh, i cili zotëron ligjërisht koleksionin, e ka mbështetur linjën e muzeut, duke vënë në dukje se kontrata origjinale e vitit 1962 i vendos shtetit një detyrim për të siguruar dhe mirëmbajtur strehim të përshtatshëm për veprat. m.p.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV