Putin: Kam arritur marrëveshje me Trump për paqen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se ka arritur “marrëveshje” me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë takimit të tyre në Alaskë muajin e kaluar, në lidhje me përfundimin e luftës në Ukrainë.

Megjithatë, ai nuk dha detaje nëse do të pranonte bisedime paqeje me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, të ndërmjetësuara nga Trump, i cili thuhet se kishte vendosur të hënën si afat për përgjigjen e Putinit.

Duke folur nga Kina gjatë një samiti të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Tianjin, Putin vazhdoi të mbrojë vendimin e tij për të pushtuar Ukrainën, duke fajësuar sërish Perëndimin për fillimin e luftës.

Pas takimit në Alaska, i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, deklaroi se Putin kishte pranuar ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje, megjithëse Moska ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht.

Në samit, Putin u takua me Presidentin kinez Xi Jinping dhe Kryeministrin indian Narendra Modi, duke i falenderuar për mbështetjen e tyre dhe për përpjekjet në “lehtësimin e zgjidhjes së krizës ukrainase”.

Kina dhe India mbeten blerësit më të mëdhenj të naftës ruse, gjë që ka nxitur kritika nga Perëndimi se po e mbështesin ekonominë ruse, e cila është goditur rëndë nga lufta.

Putin theksoi se “marrëveshjet e arritura” me Trump janë “një hap drejt paqes në Ukrainë”.

Megjithatë, ai përsëriti pretendimin se lufta nuk nisi për shkak të agresionit rus, por si rezultat i një grushti shteti në Ukrainë, të mbështetur nga Perëndimi, si dhe përpjekjeve të vazhdueshme për ta futur Ukrainën në NATO, pretendime që janë hedhur poshtë vazhdimisht nga aleatët perëndimorë.

Putini aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe mbështeti grupet separatiste në lindje të Ukrainës, ndërsa në shkurt 2022 urdhëroi pushtimin e plotë të vendit.

Lexo edhe :  Gjykata e Apelit në SHBA: Shumica e tarifave të Trump-it janë të paligjshme

Komentet e tij të fundit vijnë pak ditë pas një prej sulmeve më të mëdha ajrore të Rusisë ndaj Ukrainës që nga fillimi i luftës. Vetëm javën e kaluar, Moska lëshoi 629 dronë dhe raketa drejt Kievit, duke vrarë 23 persona, ngjarje që nxiti reagime të ashpra nga liderët evropianë. m.p.

Të fundit

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

“PD duhet të ketë kujdes kur thërret FBI-në”

“21 janari 2011 ka qenë hera e fundit e FBI-së në Shqipëri. Partia Demokratike në atë kohë ra në grackë duke e kërkuar vetë...

‘Letërsia mund të jetë një formë rezistence’, Lea Ypi flet me Elif Shafak

Kujtimet e Lea Ypi në librin e saj “Të lirë” evokojnë fëmijërinë e saj në Shqipëri, para dhe pas rënies së komunizmit. Libri Indignity,...

Lajme të tjera

Web TV