Lamine Yamal ka shumë ëndrra. Ai sivjet është midis 30 kandidatëve për Topin e Artë. Mund edhe ta fitojë, por favorit duket francezi Ousmane Dembele.
“Fitimi i Champions League do të ishte një ngjarje e jashtëzakonshme. Sigurisht, çdo lojtar dëshiron të fitojë Topin e Artë. Kush thotë të kundërtën, dijeni se gënjen”, ka deklaruar së fundmi talenti i Barcelonës.
“Të jesh në podium në moshën 18 vjeçare është diçka për t’u vlerësuar dhe shpresojmë që të ndodhë një ditë”, ka deklaruar Yamal. m.p.